lunedì 18 novembre 2013

Hekuri i Dhene ne Rruge Intravenoze Versus i Dhene ne Rruge Orale ne Pacientet me Anemi

Krahasuar me hekurin e dhene ne rruge orale, ai i dhene ne rruge intravenoze çonte  ne nivele me te larta hemoglobine dhe ulte nevojen per trasfuzione te rruazave te kuqe.


Te trajtosh paziente me hekur ne rruge orale mund te jete e veshtire per shkak te tolerances se ulet gastrointestinale ose problemeve te thithjes. Ne kete meta-analize, kerkuesit vleresuan efikasitetin dhe sigurine e dhenies se hekurit ne rruge intravenoze (IV) ne pacientet me anemi qe konsiderohen se i pergjigjen dhenies se terapise me hekur.

Kerkuesit analizuan 72 trial klinik te randomizuar ku hekuri i dhene ne rruge IV ishte krahasuar me hekurin e dhene ne rruge orale ose me terapi pa hekur. Keto trial perfshinin paciente me mungese hekuri dhe paciente me anemi hipoproliferative, te karakterizuara nga nje disponibilitet i ulet i hekurit per sintetizimin e hemoglobines (p.sh anemi qe kane lidhje me inflamacionin kronik, semundje renale ose kemioterapi). Ne 50 trial klinik (7600 pjesemarres), hekuri i dhene ne rruge IV çonte ne nivele me te larta mesatare hemoglobine (rreth 0.65 g/dL me te larte se sa me hekurin ne rruge orale ose terapi pa hekur). Ne 22 trial klinik (3300 pjesemarres), hekuri i dhene ne rruge IV ulte ne menyre domethenese nevojen per trasfuzione te rruazave te kuqe krahasuar me hekurin e  dhene ne rruge orale ose terapite pa hekur (rreziku relativ, RR ≈0.8). Efektet ishin me te gjera ne pacientet me nje nivel te ulet ferritine ne kushtet bazale dhe perforcohej nga perdorimi i njekohshem i agjenteve stimulues te eritropoiezes. Ne 24 trial klinik (4400 pjesemarres), hekuri i dhene ne rruge IV nuk çonte ne nje vdekshmeri me te larte por rriste rastet e infeksioneve nga te gjitha shkaqet, krahasuar me hekurin e dhene ne rruge orale (RR, 1.6) ose ne terapite pa hekur (RR, 1.3).

Komente (nga Paul S. Mueller, MD) : Ne kete meta-analize, hekuri ne rruge IV rriste nivelet e hemoglobines dhe ulte rrezikun per trasfuzione te rruazave te kuqe ne pacientet me anemi. Keto rezultate nuk çudisin, sepse hekuri ne rruge IV nuk ka nevoje per ndjekjen nga ana e pazienti te terapise orale (eng. patient adherence to oral therapy) dhe anashkalon hepcidinen, qe bllokon thithjen e hekurit gastrointestinal dhe eshte e larte ne pacientet me gjendje inflamatore dhe insuficience renale. Arsyeja pse hekuri ne rruge IV ka lidhje me rrezikun per infeksioni nuk eshte e qarte. Perberjet e reja te hekurit IV, ndryshe nga te vjetrat, nuk shkaktojne anafilaks.

Artikujt e cituar:
Litton E et al. Safety and efficacy of intravenous iron therapy in reducing requirement for allogeneic blood transfusion: Systematic review and meta-analysis of randomised clinical trials. BMJ 2013 Aug 15; 347:f4822. [Link]