martedì 3 dicembre 2013

Shenime Klinike mbi Sarkoidozen

Diagnoza e sarkoidozes kryhet ne baze te nje kuadri klinik dhe radiologjik te pershtatshem, bashke me te dhenat histologjike te granulomave jo-kazeoze me qeliza epitelioide qe nuk permbajne organizma ose grimca, ne nje ose me shume organe.

Granulomat, biopsia dhe diagnoza e sarkoidozes
Zhvillimi dhe shtimi i granulomave perben nje anomali themelore per sarkoidozen. Ne te gjitha rastet e dyshimta per sarkoidoze (perveç sindromes se Lofgren), duhet te kryhet nje biopsi nga nje prej organeve te perfshira qe eshte me i arritshem, si lekura, nyjet linfatike, gjendrrat e loteve. Nese diagnoza kerkon ind polmonar, biopsia transbronkiale me ane te bronkoskopise ka nje rezultat diagnostik rreth 85% kur kryhet ne me shume segmente polmonare.

Shenjat dhe Simptomat
Sarkoidoza ne pergjithsi hipotizohet kur zbulohen anomali ne radiografine e toraksit te kryer per arsye te tjera. Simptomat sistemike si keputja, djersitja naten dhe humbja e peshes jane te zakonshme; sistemi me i prekur ndryshon nga pacienti ne pacient. Granulomat sarkoidale mnd te perfshijne çdo organ dhe, ne me shume se 90% te pacienteve, sarkoidoza klinike manifestohet si nje zgjerim i nyjeve linfatike intratorakale, perfshirje polmonare, shenja ose simptoma te lekures ose te syve, ose si nje kombinim i tyre.

A eshte e nevojshme te matet ACE (Angiotensin-Converting Enzyme) ne tentativen per te diagnostikuar sarkoidozen?
Granulomat sarkoidale prodhojne ACE, dhe nivelet e ACE jane te larta ne 60% te pacienteve me sarkoidoze. Gjithsesi vlera e ACE-s ne diagnostikimin dhe menaxhimin e sarkoidozes mbehet akoma e dyshimte. Edhe pse nivelet e ACE jane te ndikuar nga polimorfizmat e gjenit te ACE, dhe se duhet te perdoren vlera reference sipas gjenotipit per te permiresuar interpretimin, matja e ACE ne gjak nuk ka ndjeshmerine dhe specificitetin per tu perdorur si mjet diagnostikimi.

Cfare eshte sindroma e Lofgren?
Sindroma e Lofgren eshte nje prezantim akut i sarkoidozes i karakterizuar nga artrit, eritema nodosum dhe limfoadenopati hilare bilaterale; mund te ndodhe ne 9 deri ne 34% te pacienteve me kete semundje. Ky variant akut prezantohet ne menyre te ndryshme ndermjet meshkujve dhe femrave. Eritema nodosum shihet kryesisht tek femrat ndersa inflamacioni periartikular i theksuar i kaviljes ose artrit pa eriteme nodosum shihet me teper tek meshkujt. Diagnoza e sarkoidozes zakonisht nuk ka nevoje per biopsi kur pacientet paraqiten me sindromen e Lofgren.

NEJM Nentor 2007