sabato 7 dicembre 2013

Trajtimi me Antibiotike per Femijet e Shtruar me Pneumoni

Rezultatet klinike me antibiotiket me spekter te ngushte dhe ato te gjere ishin te ngjashem.

Ne 2011, udhezuesit(eng.guidelines) e Pediatric Infectious Diseases Society per menaxhimin e pneumonivete fituara ne komunitet (eng. Community Acquired Pneumonia, CAP) tek infantet (mosha > 3 muaj) dhe femijet, rekomandonin perdorimin e antibiotikeve me spekter te ngushte per trajtimin e CAP jo te komplikuara ne pacientet e jashtem (eng. outpatient) (per shembull amoksiciline) dhe te shtruar (eng. inpatient) ( per shembull ampiciline). Kerkuesit studjuan ne menyre retrospektive rezultatet e kesaj strategjie duke perdorur te dhena nga 43 spitale femijesh ne databazen e Pediatric Health Information System.

Ndermjet vitit 2005 dhe 2011, rreth 150.000 femije (mosha nga 6 muaj – 18 vjeç) u shtruan ne spital me CAP. Prej tyre, 15,564 femije u perfshine ne studim duke perjashtuar femijet me pneumoni te komplikuar, me mundesi pneumonie te lidhur me ambiente shendetsore (eng. healthcare-associated pneumonia) dhe me gjendje kronike komplekse.

90% e femijeve ne studim moren antibiotike me spekter te gjere dhe 10% moren antibiotike me spekter te ngushte. Nuk kishte ndryshime domethenese ndermjet dy grupeve per sa i perket gjatesise se mesme te shtrimit (3 dite) , transferimit ne njesine e terapise intensive pas 2 ditesh shtrimi ne spital (1.1% vs 0.8%), rishtrim brenda 14 ditesh (2.3% vs 2.4%) dhe kostoja e mesme e shtrimit.

Komente (Nga Louis M. Bell , MD) : Rezultatet e ketij studimi retrospektiv sugjerojne qe antibiotiket me spekter te ngushte jane njelloj efektiv si antibiotiket me spekter te gjere per femijet pa patologji te tjera por qe kane nevoje per shtrim per pneumoni te fituar te komunitet jo te komplikuar. Perdorimi i arsyeshem i antibiotikeve si ne pacientet jo te shtruar ashtu edhe tek ata te shtruarit eshte e rendesishme per parandalimin e zhvillimit te bakterieve rezistente.

Publikuar ne NEJM Journal Watch Pediatrics and Adolescent Medicine 4 Dhjetor 2013

Artikujt e Cituar:
Williams DJ et al. Narrow vs broad-spectrum antimicrobial therapy for children hospitalized with pneumonia. Pediatrics 2013 Nov 132: e1141
Artikulli i Plote [Link] (Per te lexuar artikullin e plote mund te jete i nevojshem regjistrimi)
Abstrakt ne Pubmed [Link]

Udhezuesi i Pediatric Infectious Diseases Society Per Pneumonite e Fituara ne Komunitet, tek Femijet [Link] (Per te lexuar artikullin e plote mund te jete i nevojshem regjistrimi)