giovedì 11 dicembre 2014

FDA Miraton nje Bar te Ri per Trajtimin e Semundjes Gaucher

Ne nje komunikate, Food and Drug Administration lajmeron se miratoi Cerdelga (eliglustat) per trajtimin afatgjate te pacienteve te rritur me semundjes Gaucher tipi 1, nje çrregullim i rralle gjenetik.

lunedì 1 dicembre 2014

Tuberkulozi - Faqja e Pacientit

Cfare eshte tuberkulozi?
Tuberkulozi eshte nje semundje ngjitese qe trasmetohet me ajrin (ang. airborne disease) dhe mund te preke pjese te ndryshme te trupit, megjithese mushkerite jane organet me te prekura. Lajmi i mire eshte qe tuberkulozi mund te parandalohet dhe te kurohet. Lajmi i keq eshte qe tuberkulozi eshte nje nder infeksionet me te zakonshme ne bote dhe prek gati 1/3 e popullates boterore.

sabato 15 novembre 2014

Enzimat Pankreatike – Sa Zgjat Veprimi i Tyre?

Ne kushtet fiziologjike enzimat pankreatike leshohen nga pankreasi, nen stimulin e shkaktuar nga marrja e ushqimeve dhe hidhen ne pjesen e pare te zorres, duodenit , keshtu qe te perzihen menjehere me ushqimet nderkohet qe keto kalojne nga stomaku tek duodeni. Procesi i tretjes, dhe pastaj thithja e produkteve te tretjes, kerkon kohe dhe zhvillohet pergjate gjithe zorres se holle.

venerdì 17 ottobre 2014

Ulçerat e Kembes Diabetike

Ulçerat e kembes diabetike jane plage ne kembe qe ndodhin ne personat me diabet, nje gjendje ku nivelet e sheqerit ne gjak jane te larta. Nese ulçera e kembes nuk trajtohet dhe nuk sherohet, mund te infektohet. Duke qene se kjo mund te çoje deri ne prerjen e kembes, parandalimi i ulçerave eshte shume i rendesishem.

mercoledì 8 ottobre 2014

Kokaina dhe Infarkti i Miokardit

Nje histori perdorimi i kokaines mund te shtoje dyshimin e nje infarkti te miokardit ne nje pacient te ri me dhimbje ne kraharor [1]. Kjo gje ndodh shpesh ne departamentin e urgjences duke qene se kokaina perben nje nga substancat e jashtligjshme me te perdorura.

venerdì 19 settembre 2014

Shenime Klinike per Melanomen Malinje

Cili eshte mutacioni gjenetik qe po zbulohet gjithmone e me teper ne nje numer me te gjere pacientesh me melanome malinje?
Nje nder arritjet me te rendesishme ne keto 30 vitet e fundit per te kuptuar dhe trajtuar pacientet me melanome malinje eshte zbulimi se gati gjysma e melanomave paraqesin nje mutacion te gjenit BRAF, nje perberje ne rrugen e proteinave kinaze te aktivizuara nga mitogjeni (MAPK), qe çon ne nje proteine mutante qe mund te shenjestrohet nga molekula te vogla bllokuese perzgjedhese (selektive).

martedì 16 settembre 2014

Kur te Kuptosh qe Kolla Eshte Serioze

Fillimisht cfare eshte kolla? Nje menyre qe mund te mendosh eshte ai i nje versioni te te foluri ose kendimi: ajri del me ane te fytit ne nje menyre qe prodhon nje zhurme. Gjate kollitjes, gjithsesi, dalja e ajrit i shkaktuar nga ndonje irritues, eshte refleks ose o pavullnetshem (megjithse ndonjehere mund te behet nje kolle fallco, qe gjithsesi nuk te bind) dhe ndodh kundrejt kordave vokale te mbyllura, duke prodhuar nje tingull te ndryshem. Disa tinguj te kolles mund te dallohen mire.

mercoledì 10 settembre 2014

Unaza Munguese ne Gjenezen e Alzheimer

U identifikua proteina qe lejon pllakat e proteinave beta amiloide te depozituara mbi superfaqen e jashtme te neuroneve te fillojne serine e ngjarjeve qe çojne ne “izolimin” e tyre nga qelizat e tjera cerebrale dhe me pas vdekjen e tyre. Veprimi i kesaj proteine mund te bllokohet nga nje ilaç i ngjashem me nje qe eshte duke u zhvilluar per kurimin e nje semundje tjeter.

sabato 16 agosto 2014

Kanceri i Fshikezes

Urina formohet ne veshke dhe mblidhet ne fshikez. Fshikeza zgjerohet dhe tkurret ne varesi te sasise se urines qe mban. Kanceri mund te formohet ne fshikez ashtu siç formohet ne organet e tjera te trupit. Pjesa me e madhe e kancereve te fshikezes formohen ne qelizat e shtreses se brendshme te fshikezes.

mercoledì 30 luglio 2014

Sindroma e Marfan

Sindroma e Marfan eshte nje semundje gjenetike e indit lidhor me nje perçim autozomik dominant. Te dhenat epidemiologjike thone qe 1 ne 5000 individe eshte i prekur [1].

Personat me sindromen mund te diagnostikohen me ane te studimeve gjenetike, duke lokalizuar nje mutacion ne kromozomin 15, ndersa te tjere mund te kene pasur nje mutacion sporadik.

martedì 15 luglio 2014

Hepatiti E - Epidemiologjia dhe Klinika

Cila eshte epidemiologjia e infeksionit nga hepatiti E?
Jane identifikuar 4 gjenotipe te virusit te hepatitit E (HEV) qe ndahen ne 2 grupe. Forma epidemike eshte e zakonshme ne vendet ne zhvillim dhe ka nje shperndarje me ujin (ang. waterbourne spread), semundje e rende akute dhe infeksion nga gjenotipi 1 dhe 2. Forma endemike, ose forma autotoktone, ndodh ne vendet e zhvilluara dhe ka nje shperndarje me ushqimin (ang. foodbourne spread) dhe nga kafshet tek njeriu (ang. zoonotic spread), nje semundje e lehte dhe subklinike dhe infeksion nga gjenotipi 3 dhe 4. Nivelet e antitrupave anti-HEV ne popullaten e pergjithshme jane me te ulta ne Europe dhe ne Shtetet e Bashkuara se sa ne Azi dhe Afrike.

lunedì 30 giugno 2014

FDA Aprovon Afrezza (Insuline e Thithshme) per Trajtimin e Diabetit

FDA (Food and Drug Administration) amerikane aprovoi me date 27 qershor 2014 Afrezza (insuline njerezore) pluhur per tu thitur, insuline e thithshme me veprim te shpejte, per  te permiresuar kontrollin e glicemise ne te rriturit me diabet. Afrezza eshte nje insuline e thithshme me veprim te shpejte qe jepet perpara çdo vakti, ose brenda 20 minutash nga fillimi i vaktit.

(Imazhi: Public Domain CC0)

giovedì 19 giugno 2014

Gjenoma e Njeriut - Nje Veshtrim i Pergjithshem

Me gjenomen e njeriut nenkuptojme te gjithe materialin gjenetik qe ndodhet ne berthamen e qelizave. Duhet te kemi parasysh qe perveç materialit gjenetik qe ndodhet ne berthame ka edhe material gjenetik qe ndodhet ne mitokondri por qe qendron jashte ketij perkufizimin.

giovedì 12 giugno 2014

Kolesteroli Total, Kolesteroli HDL dhe LDL [Analiza Laboratori]

VLERAT NORMALE
Kolesteroli total
Te rriturit: <200 mg/dl (5.2 mmol/l)
Femijet: 125 – 200 mg/dl (3.27 – 5.2 mmol/l)

Kolesteroli HDL (ang. High Density Lipoprotein) (i ashtequajturi kolesteroli "i mire")
Te rriturit: >50 mg/dl (>1.40 mmol/l)

Kolesteroli LDL (ang. Low Density Lipoprotein) (i ashtequajturi kolesteroli "i keq")
Te rriturit: <100 mg/dl (<2.56 mmol/l)

Kolesteroli VLDL (Very Low Density Lipoprotein)
25-50%

venerdì 6 giugno 2014

Retinopatia

Retina ndodhet ne pjesen e pasme te syrit dhe ze gati 2/3 e tij. Eshte pergjegjese per shikimin. Retinopatia eshte nje semundje e retines. Ka disa lloje retinopatie por te gjitha kane te bejne me nje semundje te eneve te vogla te gjakut te retines. Shenjat e retinopatise mund te shihen kur retina veshtrohet me ndihmen e nje oftalmoskopi.

martedì 3 giugno 2014

Trajtimi me i Shkurter me Acetilcisteine per Mbidoze nga Acetaminofeni Tolerohet me Mire

Mbidoza nga acetaminofeni (paracetamoli) eshte nje nder urgjencat toksikologjike qe ka nje antidot (kunderhelm); gjithsesi, regjimet e dhenies se acetilcisteines mund te jete te ngaterruara, mund te kerkojne kohe si dhe te jene te kushtueshme. 

giovedì 22 maggio 2014

Situs Viscerum Inversus [Imazhe Klinike]

Pacient mashkull, 36 vjeç, me origjine kineze, paraqitet ne sherbimin e Endoskopise Torakale per te kryer nje bronkoskopi, i keshilluar nga mjeku qe e ndiqte.  Sjell ne vizion nje radiografi te kryer kohet e fundit.

domenica 18 maggio 2014

Nje Mekanizem per te Kapercyer Barrieren Hematoencefalike

Papershkueshmeria e barrieres hematoencefalike per pjesen me te madhe te molekulave, vjen nga bllokimi i nje mekanizmi te trasportimit te substancave, transcitoza, qe eshte aktiv ne indet e tjera. Zbulimi i gjenit qe bllokon transcitozen i hap rrugen mundesive per te riaktivizuar kete mekanizem kur eshte i nevojshem per te derguar ilaçe ne tru.

Barriera Hematoencefalike (Imazhi nga Anton Kulakov)

martedì 6 maggio 2014

Trasfuzionet e Gjakut

Trasfuzionet e gjakut mund te shpetojne jeten. Produktet e gjakut perfshijne gjakun e plote (gjaku me te gjithe perberesit e tij, qe tani perdoret me rralle), paketa te qelizave te kuqe te gjakut (qelizat qe mbajne oksigjenin), trombocitet (qelizat qe lejojne gjakun qe te mpikset), plazma (lengu i gjakut pa qelizat), dhe faktoret e mpiksjes.

Rruazat e Kuqe te Gjakut

giovedì 1 maggio 2014

venerdì 25 aprile 2014

Livedo Reticularis [Imazhe Klinike]

Livedo Reticularis
Ndonjehere pacientet me lupus shfaqen me nje ngjyre vjollce te hapur ne forme rrjete ne gjymtyret e tyre. Ne keto raste diagnoza diferenciale duhet te perfshije sindromen antifosfolipide te karakterizuar nga antitrupa antikardiolipine, tromboze te perseritshme dhe aborte.

lunedì 21 aprile 2014

Testi i Allen-it

Perpara se te vendoset nje vigon arterial ose te kryhet nje hemogasanalize eshte e nevojshme te kryhet ky test qe per sa i shpejte eshte, aq edhe i rendesishem dhe i besueshem. Testi i Allen sherben per te verifikuar pranine e nje qarkullimi arterial te rregullte ne dore, si nga ana e arteries radiale ashtu edhe nga ajo ulnare.
Nje test i Allen pozitiv tregon qe mund te mund te jemi me te qete nga problemet e manovres (qofshin keto tromboza ose thyerje te arteries radiale), kjo per shkak se qarkullimi arterial radial do te kompensohet nga ai i arteries ulnare.
Nje test i Allen negativ na tregon qe manovra nuk duhet te kryhet per shkak te rrezikut per iskemi, qe mund te arrije deri ne nekroze, te dores se interesuar.

Test i Allen-it

domenica 6 aprile 2014

Spirometria ne Diagnozen e Obstruksionit Bronkial ne BPKO

Spirometria kerkohet per te kryer nje diagnoze klinike te bronkopneumopatise kronike obstruktive (BPKO) dhe duhet te kryhet nga te gjithe operatoret shendetsore qe kurojne paciente me BPKO.

CFARE ESHTE SPIROMETRIA
Spirometria eshte nje analize e thjeshte qe mat sasine e ajrit qe nje person mund te nxjerre gjate frymenxjerrjes dhe sasine e kohes qe i duhet. Spirometri eshte mjeti qe mund te mase ne menyre efektive dhe te shpejte zbrazjen e mushkerive.

venerdì 21 marzo 2014

Matja e Dhjamrave te Humbura me Jashteqitjet ne Pacientet me Fibroze Cistike

Analiza me e sakte per te analizuar situaten digjestive ne nje individ me fibroze cistike eshte analiza kuantitative e dhjamrave te humbura me jashteqitjet (feçe) ne 72 ore. Ne fakt, dhjamrat jane nder perberesit ushqimor qe jane me te veshtiret per tu tretur dhe per tu thithur. Nje korregjim i mire i difektit digjestiv me enzimat pankreatike matet duke vleresuar nese terapia arrin te ule ne menyre domethenese ose te normalizoje humbjet e dhjamrave me jashteqitjet (steatorrea), qe jane domethenese ne nje individ me insuficience pankreatike te patrajtuar.

mercoledì 5 marzo 2014

Hemoftiza - Diagnozat Diferenciale


Hemoftiza mund te shkaktohet nga nje sere semundjesh te rrugeve te frymemarrjes, ne veçanti nga bronkiti ose bronkiektazite. Shkaqe te tjera perfshijne karcinomen bronkiale, metastazat nga kancere, karcinoidi bronkial.

sabato 1 marzo 2014

Ne Origjinen e Leucemise Mieloide Akute

Nje mutacion gjenetik i pranishem ne shume klone te qelizave staminale hemopoietike mund te shpjegoje gjysmen e rasteve te perseritjeve (ita. ricadute) ne te semuret ne leucemine mieloide akute. Zbulimi sugjeron qe ato staminale duhet te konsiderohen si shenjester terapeutike qe nga fillimi i semundjes dhe paraqesin mundesine per te vleresuar rrezikun e semundjes ne personat qe mund te kete ate mutacion.

sabato 22 febbraio 2014

Anafilaksia

Mashkull, 60 vjeç, kerkon te flase per nje reaksion alergjik te koheve te fundit si pasoje e pickimit nga nje insekt. Ai paraqitet tek ju me nje leter ku lexoni, “Trajtuar per anafilaksi pas pickimit nga nje blete, paraqitu tek mjeku i familjes per me tej”.

giovedì 13 febbraio 2014

Embolia Pulmonare

Embolia pulmonare eshte nje mpiksje gjaku qe mberrin ne mushkeri. Shpesh here, mpiksja ndodh ne nje pjese tjeter te trupit, zakonisht tek venat e kembeve. Mpiksjet e dimensioneve te medha mund te jene vdekjeprurese.

sabato 25 gennaio 2014

Malaria Cerebrale - Zbulimet e Fundit mbi Mekanizmat Fiziopatologjike

Malaria cerebrale zakonisht shkaktohet nga nje infeksion nga Plasmodium falciparum dhe eshte zakonisht vdekjeprurese. Studimet e autopsive tregojne qe eritrocitet e infektuar ngjisin dhe bllokojne enet e gjakut cerebral dhe depozitohet fibrine.

lunedì 6 gennaio 2014

Kardiomiopatia

Kardiomiopatia, nje gjendje ku miokardi (muskuli i zemres) nuk funksionon siç duhet, mund te preke femije dhe te rritur. Ndryshe nga semundjet e zemres nga ataku kardiak, ku kemi nje problem me sasine e duhur te gjakut ne zemer, ne kardiomiopati, semundja eshte ne muskulin e zemres vete. Lloji me i zakonshem i kardiomiopatise eshte kardiomiopatia dilatative – dhomat kardiake zgjerohen nga nje tkurrje jo e duhur te muskulit kardiak. Fundi i ketij procesi eshte insuficienca kardiake kongjestive – zemra nuk arrin te dergoje sasine e duhur te gjakut qe kerkojne organet e trupit per te funksionuar siç duhet.

Kardiomiopatia Dilatative