giovedì 30 gennaio 2014

Cilet jane kriteret diagnostikuese dhe shkaqet tipike te sindromes nefrotike?

Kriteret diagnostikuese te sindromes nefrotike perfshijne proteinuria ( >3.5 g proteina per liter ne 24 ore), hipoalbuminemi, edeme periferike dhe hiperlipidemi.
Perveç nefropatise diabetike, shumica e rasteve te sindromes nefrotike shkaktohen nga nje semundje glomerulare primare siç eshte nefropatia membranoze, glomeruloskleroza fokale segmentale, semundja glomerulare membranoproliferative dhe semundja me ndryshime minimale (eng. minimal-change disease). Shkaqet dytesore te sindromes nefrotike perfshijne semundjet sistemike (p.sh diabeti melitus, lupus eritematoz sistemik dhe amiloidoza), kanceri, ilaçet (p.sh, ilaçet antiinflamatore jo steroide), dhe infeksionet (p.sh HIV, hepatiti B dhe C, sifilizi).

NEJM Nentor 2012