lunedì 6 gennaio 2014

Kardiomiopatia

Kardiomiopatia, nje gjendje ku miokardi (muskuli i zemres) nuk funksionon siç duhet, mund te preke femije dhe te rritur. Ndryshe nga semundjet e zemres nga ataku kardiak, ku kemi nje problem me sasine e duhur te gjakut ne zemer, ne kardiomiopati, semundja eshte ne muskulin e zemres vete. Lloji me i zakonshem i kardiomiopatise eshte kardiomiopatia dilatative – dhomat kardiake zgjerohen nga nje tkurrje jo e duhur te muskulit kardiak. Fundi i ketij procesi eshte insuficienca kardiake kongjestive – zemra nuk arrin te dergoje sasine e duhur te gjakut qe kerkojne organet e trupit per te funksionuar siç duhet.

Kardiomiopatia Dilatative



SHENJAT DHE SIMPTOMAT
-          Mungese e ajrit (dispnea)
-          Keputje
-          Dhimbje ne gjoks
-          Rrahje te çrregullta te zemres
-          Te renet te fiket (sinkope) ose marrje mendsh
-          Renie te funksioneve mendore
-          Enjtje (eng. swelling) e kembeve ose e barkut

DIAGNOZA
Perveç informacioneve mbi te kaluaren shendetsore dhe kryerjes se ekzaminimit fizik, mjeku juaj mund te kerkoje analiza te tjera. Radiografia e toraksit, elektrokardiograma, ekokardiograma dhe koronarografia (injeksion kontrasti ne arteriet koronare per ti vene ne dukje) jane analiza qe perdoren per te vleresuar personat me insuficience kardiake kongjestive dhe kardiomiopati. Ne disa raste, mund te jete e nevojshme nje biopsi (marrje e nje sasie te vogel indi) e muskulit kardiak.

TRAJTIMI
Dieta dhe ndryshime te stilit te jeteses, perfshire ketu nje ulje te sasise se natriumit qe merret me dieten dhe ushtrime fizike te rregullta, jane linja e pare e trajtimit per personat me kardiomiopati. Mund te perdoren disa lloj mjekimesh. Mund te jete e nevojshme vendosja e pacemaker-ve kardiake ose defibrilatoreve (paisje qe funksionojne kur ka nje ritem abnormal) per individet me rrahje te çrregullta te zemres si pasoje e kardiomiopatise. Ne rastet e renda, mund te konsiderohet mundesia e trapiantit te zemres ne individet qe nuk i pergjigjen trajtimeve te tjera ose qe kane zemren qe funksionon shume pak dhe nuk pritet qe te permiresohet gjendja edhe me trajtimet mjekesore maksimale.

Burimi i Informacioneve: JAMA 2004; 292 (23) : 2936

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi kardiomiopatine]