sabato 25 gennaio 2014

Malaria Cerebrale - Zbulimet e Fundit mbi Mekanizmat Fiziopatologjike

Malaria cerebrale zakonisht shkaktohet nga nje infeksion nga Plasmodium falciparum dhe eshte zakonisht vdekjeprurese. Studimet e autopsive tregojne qe eritrocitet e infektuar ngjisin dhe bllokojne enet e gjakut cerebral dhe depozitohet fibrine.

Per te qartesuar patogjenezen e malaries cerebrale, kerkuesit kane analizuar studimet e koheve te fundit dhe u verejt qe:
-          Enet e gjakut te secilit organ (tru, mushkeri, palce e kockes, placente, etj) kane nje shtrese endoteliale te dallueshme dhe qelizat endoteliale te atij organi ekspozojne nje sasi receptoresh siperfaqesore te veçante (unike).
-          Eritrocitet e infektuar nga parazitet e malaries paraqesin proteina specifike te membranes qe lejojne lidhjen me receptoret endoteliale ne disa lloje enesh gjaku.
-          Eritrocitet e infektuar lidhen me receptorin e proteines C endoteliale (RPCE) te eneve te gjakut cerebral.
-          RPCE e lidhur me eritrocitet e infektuar nuk jane ne gjendje te aktivizojne proteinen C; Proteina C e aktivizuar (PCA) normalisht limiton formimin e trombines dhe depozitimin e fibrines.
-          PCA gjithashtu ka efekte citombrojtese, perfshire ato antiinflamatore, antiapoptoze dhe ruajtjen e funksionit te barrieres endoteliale qe nuk funksionojne siç duhet ne malarien cerebrale.

Komente (nga David Green, MD) : Kjo permbledhje e kerkimeve te fundit sugjeron qe receptori i proteines C endoteliale ne enet e gjakut cerebrale eshte shenjestra kryesore e P. falciparum dhe eshte pergjegjes per shume nga gjetjet patologjike ne malarien cerebrale. Prandaj, trajtimi me proteine C te aktivizuar rikombinante mund te permiresoje kete semundje qe zakonisht eshte vdekjeprurese, por jane te nevojshme kerkime te tjera per te vendosur nese kjo do te ishte menyra e duhur e trajtimit.

Publikuar ne Journal Watch Oncology and Hematology Janar 2014

Citime:
Aird WC et al. Plasmodium falciparum picks (on) EPCR. Blood 2014 Jan 9; 123:163
Artikulli i Plote [Link] (Mund te jete i nevojshem regjistrimi per konsultimin e plote te artikullit)
Abstrakt ne Pubmed [Link] (Falas)

"Kerkimi eshte krijimi i dijes se re"
(Neil Armstrong)