sabato 22 febbraio 2014

Anafilaksia

Mashkull, 60 vjeç, kerkon te flase per nje reaksion alergjik te koheve te fundit si pasoje e pickimit nga nje insekt. Ai paraqitet tek ju me nje leter ku lexoni, “Trajtuar per anafilaksi pas pickimit nga nje blete, paraqitu tek mjeku i familjes per me tej”.

ÇFARE DUHET TE PYESNI
Çfare ndodhi dhe çfare ishte kjo anafilaksi?
Termi “anafilaksi” i referohet nje çrregullimi alergjik sistemik, akut dhe qe mund te kercenoje jeten, qe perfshin sistemin kardiovaskular ose respirator ose te dy.

Sa shpejt u zhvillua reaksioni?
Simptomat e anafilaksise zakonisht fillojne brenda disa minutash nga ekspozimi. Sa me i shpejte te jete fillimi i simptomave, aq me i rende ka mundesi te jete ana klinike. Karakteristika te hershme jane skuqja (eng. flushing), urtikaria dhe sikleti i madh.

Çfare trajtimi mori?
Pyeteni nese ka marre adrenalina dhe çfare efekti kishte.

Shkaktar ishte nje grerez apo nje blete?
Te dallosh ndermjet nje anafilaksie te shkaktuar nga helmi i grerezes dhe asaj te shkaktuar nga helmi i bletes eshte e rendesishme per te keshilluar se si eshte menyra me e mire per te ulur rreziqet per pickime te reja, si dhe per terapine e desensibilizimit. Nese eshte pare nese ka qene blete ose grerez, dallimi eshte me e lehte. Nese jo, atehere mund te kryhet nje analize specifike per IgE qe mund te dalloje ndermjet te dyjave.

A eshte ne rrezik per pickime te tjera?
Duhet te pyesni per punen e tij dhe hobet e tij per te vleresuar rrezikun per pickime te tjera. Kopshtaret dhe mbajtesit e bleteve jane ne rrezik me te larte.

A eshte ne rrezik te larte per efekte anesore nga pickime te tjera?
Reaksionet nga pickimet e tjera jane te paparashikueshme; vetem 50% e atyre qe pickohen serish do te kene nje reaksion te ngjashem ose me te keq. Ata qe kane nje histori semundjesh kardiovaskulare dhe azme jane ne rrezik me te larte per efekte anesore serioze.

Si do te ndikoje ne cilesine e jetes?
Te jetosh me rrezikun e anafilaksise mund te shkaktoje probleme ne cilesine e jetes. Pyesni per çdo paqartesi qe mund te jete dhe vleresoni ndikimin qe do te kete reaksioni ne jeten e tij sociale, profesionale dhe personale.

A mund te kene te njejtin reaksion pjesetaret e tjere te familjes?
Alergjia nga helmet nuk eshte e lidhur me atopine dhe nuk prek pjesetaret e tjere te familjes me nje frekuence me te larte sesa prek popullsine ne pergjithsi.

Çfare duhet te beni?
Sigurohuni qe diagnoza e anafilaksise  te jete e dokumentuar mire ne kartelat klinike. Shpjegoni qe per pjesen me te madhe te njerezve pickimet nga insektet jane relativisht te rralla (mesatarisht 1 pickim çdo 15 vjet). Keshillojeni mbi menyrat se si mund te ule mundesite per ekspozime te reja. Nder to, te ule ekspozimin e lekures gjate periudhes kur rreziku eshte me i larte, te mos pije nga kanaçet ne menyre te drejteperdrejte dhe te shmange ecjen zbathur ne bar. Pershkruani adrenaline qe mund te autoinjektohet. Mesoni pacientet se si dhe kur duhet te perdore adrenalinen. Kontrolloni çdo vit tekniken dhe paisjen me te cilen e injekton. 
Shmangni perdorimin e bllokuesve selektive jokardiak (labetaloli, etj). Keto mund te ulin efektin e adrenalines.

Keshilloni qe pacienti te mbaje nje byzylyk ose varese ku te shenoje historine e tij te anafilaksise, faktoret qe e shkaktojne dhe vendndodhjen e adrenalines se autonjektueshme.

Kerkoni IgE specifike ne gjak per helmin e grerezave ose bleteve per te dalluar ndermjet te dyjave. Per te ulur rrezikun e fallco negativeve, testimi duhet te vonohet per 2 jave pas reaksionit sistemik.

Keshilloni nje vizite tek alergologu per terapine e desensibilizimit. Imunoterapia eshte e kushtueshme, kerkon kohe dhe ka rreziqe te mundshme dhe si pasoje duhet te kryhet vetem per ata qe kane histori anafilaksie (me simptoma kardiologjike dhe respiratore) dhe ata qe kane rrezik te larte per pickime te tjera ose siklet qe ndikon ne jeten e tij.

Burimi i Informacionit: BMJ 2005; 331: 330

"Kur doktori nuk mund te beje mire, ndaleni qe te mos beje keq"
(Hipokrati)