giovedì 13 febbraio 2014

Embolia Pulmonare

Embolia pulmonare eshte nje mpiksje gjaku qe mberrin ne mushkeri. Shpesh here, mpiksja ndodh ne nje pjese tjeter te trupit, zakonisht tek venat e kembeve. Mpiksjet e dimensioneve te medha mund te jene vdekjeprurese.



SIMPTOMAT DHE SHENJAT E EMBOLISE PULMONARE
-          Dhimbje e papritur e kraharorit
-          Veshtiresi ne frymemarrje
-          Kolle me gjak
-          Marrje mendsh ose te rene te fiket
-          Djersitje e tepert
-          Ngjyre blu e lekures
-          Siklet

FAKTORET E RREZIKUT PER EMBOLINE PULMONARE
-          Nderhyrje kirurgjikale e koheve te fundit
-          Kohe te gjate pa levizur (si per shembull qendrimi ne shtrat si pasoje e nje semundjeje)
-          Kancer
-          Probleme kardiake
-          Mosha e thyer
-          Kontraceptivet orale
-          Iktus ose atak kardiak i kaluar

Emboli pulmonare ne CT. Pacienti vuajti nga tromboza e vena portes nje vit me vone.
(Imazhi nga Hellerhoff me ane te Commons Wikimedia [Licenca CC BY-SA 3.0], i modifikuar)


DIAGNOZA E EMBOLISE PULMONARE
Embolia pulmonare mund te jete e vestire per tu diagnostikuar duke qene se simptomat jane te gjera dhe i ngjajne atyre te semundjeve te tjera. Informacionet nga e kaluara e pacientit dhe ekzaminimi fizik jane shume te rendesishme. Disa analiza te tjera qe mund te kryen jane:
-          Radiografia e toraksit
-          Elektrokardiograma
-          Analiza e gjakut arterial (Hemogasanaliza) qe mat nivelet e oksigjenit dhe dioksidit te karbonit ne gjak
-          Matja e D-dimerit , nje analize gjaku qe ndihmon ne evidencimin e mpiksjeve te gjakut
-          Ekografia e gjymtyreve te poshtem, per te analizuar nese ka mpiksje gjaku ne vena
-          Shintigrafia pulmonare per te pare qarkullimin e gjakut ne mushkeri
-          Tomografia e kompjuterizuar spirale, analize kjo radiologjike
-          Arteriograma pulmonare , injeksion qe tregon arteriet e gjakut ne mushkeri dhe dallon mpiksjet e gjakut

TRAJTIMI
Trajtimi i menjehershem, zakonisht perfshin dhenien e antikoagulanteve (hollues gjaku) te injektueshem, si heparina, duke u ndjekur nga warfarin (antikoagulant qe merret ne rruge orale) , per te stabilizuar mpiksjen e gjakut, parandalimin e mpiksjeve te reja dhe rregullimin e fluksit normal te gjakut ne mushkeri. Oksigjen dhe qetesues mund te jepen per te qetesuar pacientin. Nese mpiksja eshte e madhe, mund te jete i nevojshem perdorimi i ilaçeve trombolitike per ta hequr.

Pershtatur nga : JAMA 2003; 290 (21): 2898

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi emboline pulmonare]

"Mjeket jane persona qe japin ilaçe per te cilat dine pak, per te kuruar semundje per te cilat dine edhe me pak, tek njerez per te cilet nuk dine asgje"
(Voltaire)