venerdì 7 febbraio 2014

Kolecistektomia e Hershme versus e Vonuar per Kolecistitin Akut

Nderhyrja kirurgjikale e hershme eshte zgjidhja me e mire per pacientet qe nuk jane te semure ne menyre kritike.

Vite me pare, kolecistektomia shpeshhere vonohej per jave te tera ne pacientet me kolecistit akut; arsyeja ishte qe nderhyrja kirurgjikale e vonuar, pasi qe terapia me antibiotike ulte inflamacionin, do te ishte me e lehte dhe me e sigurte se sa nderhyrja e hershme. Kohet e fundit, kerkimet kane sugjeruar qe nderhyrja kirurgjikale e hershme eshte ne fakt e preferuar. Dy studime te reja hedhin me teper drite mbi kete tematike.

Ne nje trial klinik te kryer ne shume qendra ne Gjermani, 618 paciente me kolecistit akut u randomizuan (u ndane ne menyre te rastesishme) per te kryer kolecistektomi laparoskopike te menjehershme ( ≤ 24 ore nga pranimi ne spital) ose te merrnin antibiotike dhe nderhyrje kirurgjikale te vonuar (7 – 45 dite pas prezantimit). U perjashtuan pacientet qe ishin kritike si dhe ata me çarje ose abcese. Gjate 75 diteve te follow-up, grupi me nderhyrjen kirurgjikale te menjehershme kishte ne menyre domethenese me pak komplikime, me pak morbiditet dhe shtrime me te shkurtra ne spital.

Studimi tjeter ishte nje analize retrospektive e te gjithe pacienteve te pranuar ne spitalet e Ontario-s me kolecistit akut ndermjet 2004 dhe 2011. Me ane te nje analize statistikore (propensity score matching) kerkuesit krahasuan 7110 paciente qe kryen kolecistektomi te hershme (≤7 dite pas prezantimit) me 7110 qe kryen nderhyrje kirurgjikale te vonuar (koha mesatare deri ne nderhyrje, 8 jave). Deri ne 6 muaj me pas, demtimi i duktit biliar kryesor ishte ne menyre domethenese me pak i zakonshem tek grupi me nderhyrjen e hershme, dhe ditet totale te shtrimit ishin me te pakta. Ashtu si edhe ne studimin gjerman, pacientet kritike ishin perjashtuar.

Komente (nga Allan S. Brett , MD) : Keto studime pohojne qe shumica e pacienteve me kolecistit akut duhet ti nenshtrohen kolecistektomise sa me heret. Kjo zgjidhje mundeson nje ulje te simptomave ne menyre me te shpejte, ul komplikimet dhe ditet totale te shtrimit ne spital.

Citime:
1.       Gutt CN et al. Acute cholecystitis: Early versus delayed cholecystectomy, a multicenter randomized trial (ACDC study,NCT00447304). Ann Surg 2013 Sep; 258:385.
[Artikulli i Plote] (Per te konsultuar artikullin e plote mund te jete i nevojshem regjistrimi)

2.       de Mestral C et al. Comparative operative outcomes of early and delayed cholecystectomy for acute cholecystitis: A population-based propensity score analysis. Ann Surg 2014 Jan; 259:10.
[Artikulli i Plote] (Per te konsultuar artikullin e plote mund te jete i nevojshem regjistrimi)