Efektet nuk kishin lidhje me rritjen e faktorit
te von Willebrand dhe faktorit VIII.
Desmopresina, nje analog i vasopresines,
stimulon leshimin e faktorit te von Willebrand dhe faktorit VIII. Perdoret
ne klinike per te trajtuar pacientet me semundjen e von Willebrand te grades se
lehte – te mesme dhe hemofiline dhe ka treguar qe permireson hemostazen ne ata
paciente me difekte funksionale te trombociteve. Gjithsesi, mekanizmi qe
shkakton keto efekte ne keto çrregullime nuk eshte i qarte.
Per te studjuar ndryshimet ne
funksionin e trombociteve te shkaktuar nga desmopresina, kerkues zvicerian
analizuan gjakun nga 93 paciente me numer normal trombocitesh por me nje ulje
te aktivitetit te grades se lehte – te mesme. Pas dhenies ne rruge intravenoze te
desmopresines (0.3 mikrogram/kg), ata verejten se:
·
Faktori
i von Willebrand dhe faktori VIII u rrit me teper se 2 here vlera fillestare.
·
U ul sekrecioni i granuleve alfa te trombociteve
si dhe aktivizimi i glikoproteines IIb-IIIa
· Aktiviteti prokoagulant i trombociteve i
shkaktuar nga trombina dhe konvulksina u rrit ne 45 nga 52 pacientet (86.5% te
pacienteve) te ekzaminuar, dhe formimi i trombines se varur nga trombocitet u
rrit me 36% (p < 0.001; n=38)
· Natriumi dhe kalciumi intraqelizor i
trombociteve u rrit ne ata paciente me rritje te aktivitetit prokoagulant te
trombociteve te induktuar nga desmopresina.
· Per rritjen e vezhguar ne prokoagulimin e
trombociteve mbahet pergjegjes aftesia e desmopresines per te mobilizuar
kalciumin dhe natriumin e trombociteve dhe eshte e pavarur nga rritja e
faktorit te von Willebrand dhe faktorit VIII.
Komente (nga David Green, MD,
PhD)
Ne kete studim u perfshine nje
numer i gjere pacientesh me çrregullime te lehta kongjene te funksionit te
trombociteve. Disa mund te kene pasur anomali te tjera ose çrregullime ne
mobilizimin e kalciumit, por desmopresina shkaktoi nje rritje ne aktivitetin
prokoagulant te trombociteve ne pjesen me te madhe. Nuk eshte e qarte nese ky
efekt ka dobi ne pacientet qe kane kryer nderhyrje kirurgjikale ose kane
trauma. Vleresimi nese nje doze desmopresine korregjon nje matje anormale te
funksionit te trombociteve aktualisht eshte nje metode e pranuar per menaxhimin
paraoperator te pacienteve me keto çrregullime hemostatike.
Publikuar ne Journal Watch Oncology and Hematology
Mars 2014
Citime:
Colucci G, et al. The effect of desmopressin on
platelet function: A selective enhancement of procoagulant COAT platelets in
patients with primary platelet function defects. Blood 2014; 123: 1905 [Link] (Per te lexuar artikullin e plote mund te jete i nevojshem regjistrimi)
"Doktori me dha 6 muaj jete, por kur pa qe nuk mund te paguaja faturen, me dha edhe 6 muaj me teper"
(Walter Matthau)