mercoledì 5 marzo 2014

Hemoftiza - Diagnozat Diferenciale


Hemoftiza mund te shkaktohet nga nje sere semundjesh te rrugeve te frymemarrjes, ne veçanti nga bronkiti ose bronkiektazite. Shkaqe te tjera perfshijne karcinomen bronkiale, metastazat nga kancere, karcinoidi bronkial.

Sarkoma e Kapozit qe intereson rruget e frymemarrjes mund te shkaktoje hemoftize ne pacientet e infektuar nga HIV.

Hemoftiza mund te kete origjine edhe nga parenkima pulmonare. Semundjet autoimune (si Lupusi, semundjet e indit lidhor, etj), thithja e kokaines dhe infeksione te ndryshme (perfshire tuberkulozin, pneumonine bakteriale dhe abceset pulmonare) ashtu si edhe embolia pulmonare, malformacionet arterovenoze pulmonare, stenoza e valvules mitrale, insuficienca kardiake e majte ne gjendje te rende dhe granulomatozi i Wegener-it duhet te perfshihen ne diagnozen diferenciale te hemoftizes.

NEJM Shkurt 2008