venerdì 21 marzo 2014

Matja e Dhjamrave te Humbura me Jashteqitjet ne Pacientet me Fibroze Cistike

Analiza me e sakte per te analizuar situaten digjestive ne nje individ me fibroze cistike eshte analiza kuantitative e dhjamrave te humbura me jashteqitjet (feçe) ne 72 ore. Ne fakt, dhjamrat jane nder perberesit ushqimor qe jane me te veshtiret per tu tretur dhe per tu thithur. Nje korregjim i mire i difektit digjestiv me enzimat pankreatike matet duke vleresuar nese terapia arrin te ule ne menyre domethenese ose te normalizoje humbjet e dhjamrave me jashteqitjet (steatorrea), qe jane domethenese ne nje individ me insuficience pankreatike te patrajtuar.


Analiza e steatorrese kryhet me ane te metodes se quajtur metoda e Van de Kamer. Mbledhja e jashteqitjeve mund te kryhet edhe ne shtepi, duke pasur parasysh qe duhet te mblidhen te gjitha jashteqitjet e 3 diteve. Duke mbajtur dieten normale (qe natyrisht duhet te permbaje dhjamra ne dozen e zakonshme ditore) mblidhen jashteqitjet e 72 oreve. Keto mund te konservohen ne nje ene te vetme (ita. barattolo, ang. jar) qe dorezohet ne laborator ne fund te 3 diteve.

Laboratori, pasi qe i peshon dhe homogjenizon mire jashteqitjet, nxjerr nje sasi te vogel, mbi te cilen do te kryhen analizat kimike te dhjamrave totale. Duke kryer raportin e sasise se dhjamrave ne sasine e nxjerre (dhe peshuar) te jashteqitjeve me peshen totale te jashteqitjeve te 72 oreve, mund te perllogaritet keshtu sasia e dhjamrave te humbura çdo dite. Tek foshnja kjo eshte me pak se 3 gram ne dite, ndersa tek femija pak me i rritur eshte me pak se 3-4 gram ndersa tek i rrituri nuk duhet te kaloje 5 gramet ne dite. Nje metode me e sakte, qe perdoret vetem per kerkime, analizon, perveç sasise se dhjamrave ne jashteqitje edhe ate te te gjithe ushqimeve te marra ne 72 ore. Duke kryer raportin e sasise se humbur me jashteqitjet me sasine e marre me dieten, perftohet “koefiçienti i thithjes se dhjamrave” qe normalisht eshte me teper se 96%.

Fatkeqesisht, jane te rradhe laboratoret qe kryejne testin e Van de Kamer, sepse kerkon qe tekniket te kene nje manualitet te larte, megjithse testi ne vetvehte eshte i thjeshte. Gjithashtu, mbledhja e jashteqitjeve per 3 dite eshte e veshtire per familjen. Per keto arsye, zakonisht kryhen teste semikuantitative mbi mbledhjen e nje sasie te vetme (steatokriti), qe natyrisht japin ndonje informacion mbi steatorrene, por ne menyre me te pergjithshme dhe te perafert.

Shkurt 2014