sabato 1 marzo 2014

Ne Origjinen e Leucemise Mieloide Akute

Nje mutacion gjenetik i pranishem ne shume klone te qelizave staminale hemopoietike mund te shpjegoje gjysmen e rasteve te perseritjeve (ita. ricadute) ne te semuret ne leucemine mieloide akute. Zbulimi sugjeron qe ato staminale duhet te konsiderohen si shenjester terapeutike qe nga fillimi i semundjes dhe paraqesin mundesine per te vleresuar rrezikun e semundjes ne personat qe mund te kete ate mutacion.

Nje mutacion ne nje gjen qe mund te luaje nje rol themelor, deri tani te panjohur, ne zhvillimin e leucemise mieloide akute (LAM) eshte zbuluar nga nje grup kerkuesish ne Princess Margaret Cancer Center te Universitety Health Network te Torontos, qe e kane publikuar ne nje artikull ne revisten Nature. Mutacioni, qe ka te beje me gjenin per proteinen ADN metiltransferazi 3a, ndodhet ne qelizat staminale hemopoietike, dhe mund te shpjegoje perseritjet e semundjes ne pacientet qe kane nje sherim (eng. remission) fale kemioterapise.

Leucemia Mieloide Akute

Ne leucemine mieloide akute (LAM), qelizat staminale te pranishme ne palcen e kockes (nga ku edhe emri mieloide) ne vend qe te prodhojne qeliza normale pararendese (eng. precursor , ita. precursori) te gjakut, ose ndryshe qeliza qe pas nje periudhe zhvillimi shnderrohen ne rruaza te kuqe te gjakut, trombocite dhe disa lloje rruazash te bardha, ne menyre te papritur fillojne te prodhojne pararendes te paafte per te arritur rritjen e plote por me nje aftesi te jashtezakonshme shtimi, tipike tumorale.

Ana interesante e kerkimit, dhe pasojat e rendesishme klinike, eshte qe mutacioni tek ADN-metiltransferazi 3a eshte zbuluar ne disa pararendes te ndryshem te qelizave te gjakut, ose ndryshe ne “lloje klonesh” te ndryshme te qelizave staminale ne pacientet e prekur nga LAM. Ne veçanti, ne 50% te pacienteve qe kane pasur nje perseritje te semundjes pas kemioterapise kerkuesit kane zbuluar qe kloni i staminaleve nga ku ka filluar perseritja nuk ishte i lidhur me klonin dominant ne momentin e diagnozes se pare, por vjen nga nje klon tjeter, edhe ai mbartes i mutacionit.

Keto mund te paraqesin nje depozite per qeliza pre-leucemike rezistente ndaj kemioterapise dhe mund te shkaktojne perseritje te semundjes. Per kete arsye, thone kerkuesit, edhe qelizat staminale hemopoietike pre-leucemike duhet te behen shenjester e terapise ne menyre qe te parandalohen perseritjet.

Zbulimi tregon gjithashtu mundesine per te zgjeruar perkufizimin e “semundje minimale e mbetur” (ose, pjesa e qelizave kancerogjene qe nuk jane shkaterruar nga terapia) per te perfshire edhe qelizat staminale hemopoietike pre-leucemike , duke monitoruar ne menyre te vazhdueshme situaten e pacienteve mbartes te mutacionit.

Ne fund, kerkuesit thone qe do ishte e nevojshme te kryheshin studime te reja per te analizuar rrezikun e perparimit drejt leucemise mieloide akute ne individet e shendetshem qe kane qeliza staminale hemopoietike pre-leucemike, ne menyre qe te formulohet nje mundesi diagnoze te hershme ne individet qe nuk paraqesin shenja te dukshme te problemeve hematologjike.

Burimi i Informacionit: Le Scienze Online


"Te vazhdojme te shohim, pamvaresisht çdo gjeje. Te vazhdojme te kerkojme. Me te vertete qe eshte menyra me e mire e zbulimit, dhe ndoshta fale sforcimeve tona, vendimi qe do i japim nje pacienti te tille neser nuk do te jete e njejte me ate qe duhet ti japim ketij personi sot”
Charcot (1889)