venerdì 11 aprile 2014

Bilirubina Totale, e Lidhur dhe jo e Lidhur [Analiza Laboratori]

Bilirubina totale, e lidhur dhe jo e lidhur jane analiza gjaku dhe bejne pjese ne analizat qe kontrollojne funksionin e melçise.

-          Bilirubina eshte nje produkt i shkaterrimit te hemoglobines.
-          Pjesa me e madhe e bilirubines eshte e lidhur nga ana kimike me nje substance tjeter dhe merr emrin bilirubine e lidhur (ita. Bilirubina diretta , ang. Direct bilirubin ose conjugated bilirubin). Ajo pjese e bilirubines qe nuk eshte e lidhur me ate substance merr emrin bilirubine e palidhur (ita. Bilirubina indiretta, ang. Indirect bilirubin ose unconjugated bilirubin). Bilirubina e lidhur largohet me ane te materialit biliar qe prodhohet nga temthi.
-          Nivele te larta te bilirubines shkaktojne ikter (ita. Ittero, ang. Icterus) dhe jane te pranishme ne semundjet e melçise ose ne obstruksionet biliare.
-          Tek te sapolindurit, shfaqet hiperbilirubinemi ne rastet e jokompatibilitetit AB0 ose Rh (faktori rezius). Ikteri cerebral (kernicterus) zhvillohet kur nivelet jane edhe me te larta dhe mund te shkaktoje vonese mentale, paralize cerebrale dhe qerrim.

Vlerat normale
Tek te rriturit dhe femijet:
Totale:  0.3 – 1 mg/dl  (1.7 – 20.5 mikromol/l)
E lidhur: 0.1 – 0.3 mg/dl  (1.7 – 5.1 mikromol/l)
E palidhur: 0.1 – 0.8 mg/dl (1.7 – 12 mikromol/l)
Tek te sapolindurit: 1-12 mg/dl   (17.1 – 205 mikromol/l)
Nivele alarmi : tek te sapolindurit >15 mg/dl   (>257 mikromol/l)

Burimi i Informacionit : Tracey B. Hopkins. Lab Notes. Edizione Minerva 2007