domenica 6 aprile 2014

Spirometria ne Diagnozen e Obstruksionit Bronkial ne BPKO

Spirometria kerkohet per te kryer nje diagnoze klinike te bronkopneumopatise kronike obstruktive (BPKO) dhe duhet te kryhet nga te gjithe operatoret shendetsore qe kurojne paciente me BPKO.

CFARE ESHTE SPIROMETRIA
Spirometria eshte nje analize e thjeshte qe mat sasine e ajrit qe nje person mund te nxjerre gjate frymenxjerrjes dhe sasine e kohes qe i duhet. Spirometri eshte mjeti qe mund te mase ne menyre efektive dhe te shpejte zbrazjen e mushkerive.



Parametrat spirometrike qe perdoren ne diagnozen e BPKO jane:
-        FVC (ita. CVF): Volumi maksimal i ajrit qe mund te nxirret gjate nje frymenxjerrjeje te forcuar
-        FEV1 (ita. VEMS): Volumi i ajrit qe nxirret ne sekondin e pare te frymenxjerrjes se forcuar pasi qe eshte kryer nje frymemarrje maksimale. Ky parameter mat shpejtesine qe mushkerite mund te zbrazen.
-    FEV1/FVC (ita. VEMS/CVF): Eshte nje raport vlerash qe vjen ne ndihme per diagnozen e obstruksionin bronkial. Raporti FEV1/FVC eshte rreth 0.7 – 0.8 tek personat normale. Nje vlere me pak se 0.7 tregon obstruksion bronkial.

FEV1 ndikohet nga mosha, gjinia, lartesia dhe rraca dhe ne pergjithsi vleresohet si perqindje e vleres normale. Ka nje numer te madh shkrimesh per sa i perket vlerave normale; duhet te perdoren ato qe i pershtaten me teper popullsise lokale [1] – [4]

PSE DUHET TE KRYHET SPIROMETRIA PER BPKO?
-        Spirometria eshte e nevojshme per diagnozen klinike te BPKO.
-        Bashke me simptomat, spirometria ndihmon dhe vlereson graden e BPKO dhe ndihmon ne fazat e trajtimit specifik.
-        Spirometria normale perjashton ne menyre efektive diagnozen e BPKO qe ka rendesi nga ana klinike. Sa me e ulet te jete perqindja e FEV1 nga vlera teorike, aq me e keqe eshte prognoza.
-        FEV1 ulet me kohen dhe zakonisht eshte me i shpejte ne pacientet me BPKO krahasuar me subjektet e shendetshem. Spirometria mund te perdoret per te vezhguar ecurine e semundjes, gjithsesi per te qene e besueshme, intervalet kohore te matjes duhet te jene te pakten 12 mujore.

SI KRYHET SPIROMETRIA?
Spirometria kryhet me mire me pazienti ulur. Mund te kete perjashtime nga ky rregull te cilat vleresohen nga mjeku qe i kryen. Pacientet mund te jene ne siklet kur behet fjala per analiza dhe duhet te qetesohen nga mjeku. Nje shpjegim i qarte i analizes, bashke me nje demostrim, ndihmon shume. Pacienti duhet:
-        Te marre fryme thelle
-        Te mbaje buzet ngjitur me pipezen (ang. mouthpiece, ita. boccaglio)
-        Te nxjerre frymen me force sa me fort dhe shpejt te jete e mundur brenda pipezes derisa mushkerite “te zbrazen” plotesisht.
-        Te rimarre fryme serish dhe te qetesohet.

Frymenxjerrja duhet te vazhdoje derisa te mos kete me ajer per te nxjerre, duhet te zgjase te pakten 6 sekonda dhe mund te zgjase edhe me teper se 15 sekonda.

Ashtu si çdo analize tjeter, risultatet e spirometrise jane te rendesishme vetem nese frymenxjerrja kryhet me menyre te sakte dhe te vazhdueshme. Si FVC ashtu edhe FEV1 do te jene vlerat me te larta ne 3 prova te kryera ne menyre te sakte dhe vlerat e FVC dhe FEV1 ne keto 3 prova nuk duhet te ndryshojne me teper se 5% ose me teper se 150 ml, cilado qe te jete vlera me e larte. Raporti FEV1/FVC perllogaritet duke vendosur ne raport vlerat me te larta te FEV1 dhe FVC ne provat e kryera ne menyre te sakte (nuk duhet te jene patjeter nga e njejta prove).

Duhet te kihet parasysh qe pacientet me dhimbje te kraharorit dhe kolle te vazhdueshme mund te mos jene ne gjendje te kryejne nje prove te kenaqshme.

Informacionet e marra nga Global Initiative for Chronic Obstructive Lung Disease – Pocket Guide 2013

Per me teper mbi spirometrine:
[1] GOLD: A spirometry guide for general practitioners and a teaching slide set [Link]
[2] American Thoracic Society [Link]
[3] Australian/ New Zealand Thoracic Society [Link]
[4] British Thoracic Society [Link]

"Zhvillo nje pasion ne te mesuar! Nese ja arrin, nuk do te ndalesh kurre se rrituri"
(Anthony J D'Angelo)