lunedì 21 aprile 2014

Testi i Allen-it

Perpara se te vendoset nje vigon arterial ose te kryhet nje hemogasanalize eshte e nevojshme te kryhet ky test qe per sa i shpejte eshte, aq edhe i rendesishem dhe i besueshem. Testi i Allen sherben per te verifikuar pranine e nje qarkullimi arterial te rregullte ne dore, si nga ana e arteries radiale ashtu edhe nga ajo ulnare.
Nje test i Allen pozitiv tregon qe mund te mund te jemi me te qete nga problemet e manovres (qofshin keto tromboza ose thyerje te arteries radiale), kjo per shkak se qarkullimi arterial radial do te kompensohet nga ai i arteries ulnare.
Nje test i Allen negativ na tregon qe manovra nuk duhet te kryhet per shkak te rrezikut per iskemi, qe mund te arrije deri ne nekroze, te dores se interesuar.

Test i Allen-it


Testi i Allen-it kryhet duke shtypur me dore te dy arteriet e kyçit (radiale dhe ulnare) [A] me doren e pacientit te mbyllur [B] dhe mundesisht ne pozicion te ngritur ose gjithsesi me larte se lartesia e zemres. Mbyllja e dores dhe mbajtja ne ate pozicion ben qe gjaku te largohet me shpejt nga dora. Duke mbajtur mbyllur te dy arteriet, nuk lejojme qe fluksi arterial te kryhet ne menyre normale.
Ne kete pike, hapet dora [C] dhe pellemba do te shfaqet e bardhe sepse nuk eshte e ushqyer nga arteriet. Ngjyra e bardhe tregon nje iskemi te lehte te perkohshme. Me pas leshohet vetem arteria ulnare [D] dhe shihet rifillimi i qarkullimit ne kete menyre:
Nese dora merr ngjyren roze ne nje kohe rreth 6-7 sekonda, atehere qarkullimi ulnar eshte i rregullt (efikas) dhe atehere testi i Allen-it eshte pozitiv (skuqja e dores).
Nese dora merr ngjyren roze ne nje kohe nga 8 deri ne 14 sekonda kemi nje rezultat te dyshimte dhe keshillohet te rikryhet testi ne doren tjeter.
Nese dora merr ngjyren roze pas nje kohe me teper se 14 sekonda, atehere qarkullimi (kolateral) ulnar nuk eshte efikas dhe pacienti paraqet rreziqe komplikacionesh nese kryhen manovrat e siperpermendura. Ne kete rast testi i Allen-it eshte negativ (mos skuqja e dores).

Vini re: Beni kujdes mos te ngaterroni interpretimin e testit duke qene se nje prove negative eshte kunderindikim qe te kryhet manovra dhe se nje prove pozitive do te thote qe çdo gje eshte ne rregull.

"I vetmi burim i dijes eshte eksperienca"
(Albert Einstein)