domenica 18 maggio 2014

Nje Mekanizem per te Kapercyer Barrieren Hematoencefalike

Papershkueshmeria e barrieres hematoencefalike per pjesen me te madhe te molekulave, vjen nga bllokimi i nje mekanizmi te trasportimit te substancave, transcitoza, qe eshte aktiv ne indet e tjera. Zbulimi i gjenit qe bllokon transcitozen i hap rrugen mundesive per te riaktivizuar kete mekanizem kur eshte i nevojshem per te derguar ilaçe ne tru.

Barriera Hematoencefalike (Imazhi nga Anton Kulakov)


  
Kerkuesit e Harvard Medical School kane zbuluar nje mekanizem qe lejon kontrollin e pershkueshmerise se barrieres hematoencefalike dhe kete e kane paraqitur ne nje shkrim ne revistenNature. Zbulimi mund te kete efekte domethenese ne terapite e semundjeve cerebrale.

Barriera hematoencefalike eshte struktura qe perzgjedh molekulat qe mund te kalojne gjakun dhe te kalojne ne lengun cefalorakidian qe rrethon trurin.  Themelor ne ruajtjen e ambientit delikat qe rrethon kete organ, eshte nje pengese e jashtezakonshme per ilaçet qe nese do te mberrinin ne tru, mund te kuronin infeksione dhe kancere. “Aktualisht, 98% e molekulave te vogla farmakologjike dhe 100% e tyre te madheve dhe antitrupave nuk mund te kapercejne barrieren hematoencefalike”, shpjegon Chenghua Gu, drejtuesi i kerkimit.

Tentativat e kaluara per te manipuluar kalimin e barrieres ishin perqendruar ne te ashtequajturat lidhje te ngushta, struktura proteinore qe mbyllnin interstizin (hapesiren) ndermjet qelizave dhe qe lejojne filtrimin e pak molekulave specifike. Duke punuar me minj, Chenghua Gu dhe koleget kane zbuluar nje gjen, te quajtur Mfsd2a, qe normalisht eshte ne gjendje te heshtur, por qe tek qelizat e membranes hematoencefalike eshte i aktivuar.

U verejt qe Mfsd2a bllokon nje mekanizem te dyte trasporti te molekulave neper barrierat e trupit, transcitozen. Ky mekanizem, qe perveç barrieres hematoencefalike eshte aktiv ne te gjitha te tjerat qe izolojne organet, eshte nje proces ne te cilat substancat transportohen nepermejt qelizave qe formojne barrieren fale qeseve (vezikulave) ku mblidhen. Eshte bllokuesi i pare i identifikuar per transcitozen, thote Gu. “Hapet keshtu mundesia per te projektuar strategji te reja per te derguar ilaçe ne sistemin nervoz qendror.”

Gjithashtu, duke qene se disa semundje te trurit, si Alzheimer, Skleroza Laterale Amiotrofike (SLA) dhe skleroza multiple, duket se kane te bejne me nje shkaterrim te pjesshem te barrieres hematoencefalike, fuqizimi i aktivitetit te gjenit Mfsd2a, mund te lejoje forcimin e barrieres, duke e ribere te papershkueshme ndaj, per shembull, antitrupave qe mund te sulmojne neuronet.

Nje njohje me e mire dhe aftesia per te manipuluar bazat molekulare te transcitozes mund te ndihmoje gjithashtu ne trajtimin e semundjeve te tjera qe godasin edhe indet e ndryshme ku transcitoza ka nje rol, si ne disa semundje qe prekin zorret, veshkat dhe retinen.

Le Scienze Online Maj 2014

"Cdo gje eshte teorikisht e pamundur, derisa behet"
(Robert A. Heinlein)