giovedì 22 maggio 2014

Situs Viscerum Inversus [Imazhe Klinike]

Pacient mashkull, 36 vjeç, me origjine kineze, paraqitet ne sherbimin e Endoskopise Torakale per te kryer nje bronkoskopi, i keshilluar nga mjeku qe e ndiqte.  Sjell ne vizion nje radiografi te kryer kohet e fundit.


Radiografia e paraqitur nxjerr ne pah disa elemente te ndryshme nga anatomia normale si dhe patologjike. Keto elemente mund te ndihmojne shume nese ky pacient do te paraqitej per here te pare tek nje mjek. Fillimisht ajo qe duhet te behet kujdes eshte vendosja e radiografise. Shpesh here perpara nje radiografie te tille, mund te ndodhe qe te gabohemi dhe ta kthejme radiografine nga ana tjeter me idene qe e kemi vendosur gabim. Nje arsye me teper qe mund te na beje te konsiderojme kete gje eshte fakti qe zemra ne nje vendosje te tille eshte ne krahun e djathte (2). Gjithsesi, ekzistojne situata qe mund te ndodhet ne anen e djathte. Per te ulur rrezikun qe te vendosim gabim radiografine, mund te bazohemi ne shenjat qe vendosen ne radiografi per te mos ngaterruar anen. Ne kete rast na ndihmon shenja “S” (1) qe thote qe ajo ane eshte ana e majte (ita. Sinistro). Ndonjehere mund te gjendet edhe me shenjen “L” (ang. Left). Ana e djathte mund te shenohet me shenjen “D” (ita. Destro) ose “R” (and. Right) gjithsesi mund edhe te mungojne keto shenjat e fundit. Mjafton njera prej tyre per te na ndihmuar te kuptojme se cila eshte ana e duhur. Perveç ketyre shenjave, ne pergjithsi ndihmon edhe menyra se si eshte shkruar emri i pacientit dhe data e kryerjes se analizes qe ne pergjithsi shenohet ne kendin e radiografise (kryesisht ne anen e djathte).Nje here qe kemi vendosur radiografine mire, mund te analizojme elementet sipas nje skeme te duhur.

Ne rastin e paraqitur kemi nje radiografi qe paraqet 2 elemente anatomike qe jane ndryshe nga anatomia normale. Zemra ndodhet kryesisht ne anen e djathte (gjendje e quajtur destrokardi) (3) si dhe fllucka gasoze e stomakut gjithashtu ndodhet ne anen e djathte (4). Kjo na jep idene qe kemi 2 organe qe jane ne anen e kundert te vendit te tyre normal. Kjo gjendje merr emrin “Situs viscerum inversus” dhe ne keto raste zemra ndodhet ne te djathte, veshka ne anen e majte, shpnetka ne anen e djathte dhe stomaku ne anej e djathte. Ne disa raste mund te kemi nje situr inversus te pjesshem ku jo te gjithe organet jane te kthyer ne anen e kundert.
Dyshimi ne keto raste, ne rradhe te pare bie mbi nje kuader te quajtur Sindroma e Ciliare te Palevizshme, ne te cilen ben pjese edhe nje semundje e quajtur Sindroma e Kartagener-it.
Pacienti ne fjale kishte Sindromen e Kartagenerit e karakterizuar nga 3 elemente kryesore: sinuzit kronik, destrokardi dhe bronkiektazi. Keta paciente mund te zhvillojne bronkiektazi (2) te cilat mund te infektohen me lehtesi. Gjate kryerjes se bronkoskopise, mund te dallohej mire qe anatomia e bronkeve kishte ate te mushkerise se majte ne anen e djathte dhe ate te mushkerise se djathte ne anen e majte.

"Te Mesuarit Nuk e Lodh Kurre Mendjen"
(Leonardo Da Vinci)