martedì 6 maggio 2014

Trasfuzionet e Gjakut

Trasfuzionet e gjakut mund te shpetojne jeten. Produktet e gjakut perfshijne gjakun e plote (gjaku me te gjithe perberesit e tij, qe tani perdoret me rralle), paketa te qelizave te kuqe te gjakut (qelizat qe mbajne oksigjenin), trombocitet (qelizat qe lejojne gjakun qe te mpikset), plazma (lengu i gjakut pa qelizat), dhe faktoret e mpiksjes.

Rruazat e Kuqe te Gjakut

Kur kryhet nje trasfuzion i qelizave te kuqe te gjakut, rritet numri i tyre ne gjakun e nje individi. Sasia ne gjak zakonisht matet me nje parameter qe quhet hemoglobine. Hemoglobina eshte nje proteine qe mban oksigjen dhe e dergon ate neper inde dhe qeliza te trupit. Vlerat normale te hemoglobines jane nga 12 deri ne 15 gram / 100 ml gjak tek femrat dhe rreth 14 deri ne 17 gram / 100 ml gjak tek meshkujt. Megjithese mund te kete rrethana te veçanta , anemia (nje ulje e qelizave te kuqe te gjakut) kerkon trasfuzion kur vlera e hemoglobines bie rreth vlerave 7. Kerkime mjekesore kane treguar nje renie domethenese te shperndarjes se oksigjenit ne inde kur vlera e hemoglobines bie ne ato vlera.

ARSYET E TRASFUZIONIT TE GJAKUT
-          Humbje e gjakut nga demtime ose gjakderdhje te brendshme
-          Humbje gjaku gjate nje nderhyrje kirurgjikale, perfshire ketu trapiantet e organeve
-          Trajtimi i leuçemise ose llojeve te tjera te kancereve
-          Anemia nga semundje te ndryshme
-          Probleme me gjakderdhjet

RREZIQET KRYESORE TE TRASFUZIONEVE
-          Reaksione ne rastet kur grupi i gjakut nuk eshte i njejte. Cdo person ka nje grup specifik te gjakut, karakterizuar nga grupet AB0 si dhe prania ose mungesa e faktorit Rh (Rh pozitiv ose Rh negativ). Duke qene se reaksionet ndodhin kur personi merr nje trasfuzion me nje grup gjaku jo te njejte, jane  zhvilluar sisteme qe kontrollojne qe kjo te mos ndodhe (ang. crossmatching) si dhe procedura te tjera sigurie qe te parandalojne keto reaksione. Reaksionet mund te jene nga ato me te lehtat (temperature ose te dridhura) deri tek ato me te rendat, si prania e nje grupi gjaku te ndryshem, qe mund te jete edhe vdekjeprures.
-          Trasmetimi i nje semundje infektive. Duke qene se ekziston rreziku per infeksione nga gjaku ose produktet e gjakut, çdo njesi gjaku e dhuruar analizohet me kujdes per pranine e viruseve (perfshire viruset e epatiti, virusin e imunodeficiences [HIV], citomegalovirusin, etj) si dhe organizmit qe shkakton sifilizin. Me kete analize te gjere, mundesia qe dhurohet nje njesi gjaku qe permban HIV, aktualisht eshte 1 ne 1.9 milion dhe rreziku per ekspozim ndaj virusit te hepatitit C me pak se 1 ne 1 milion (shenim: te dhenat e bazuara ne te dhenat qe ka revista JAMA ne momentin e publikimit te ketij shkrimi ne ate reviste. Keto te dhena mund te ndryshojne ne vende te tjera jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes). Pyetjet mbi shendetin qe i kryhen çdokujt qe kerkon te behet gjak dhurues mund ta perjashtojne ate person nga dhenia e gjakut dhe keshtu te rrise sigurine e gjakut te dhuruar.

Burimi i Informacionit: JAMA 2004; 292 (13): 1646

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi trasfuzionet e gjakut]