venerdì 6 giugno 2014

Retinopatia

Retina ndodhet ne pjesen e pasme te syrit dhe ze gati 2/3 e tij. Eshte pergjegjese per shikimin. Retinopatia eshte nje semundje e retines. Ka disa lloje retinopatie por te gjitha kane te bejne me nje semundje te eneve te vogla te gjakut te retines. Shenjat e retinopatise mund te shihen kur retina veshtrohet me ndihmen e nje oftalmoskopi.

RETINOPATIA HIPERTENSIVE
Hipertensioni (presioni i larte i gjakut) dhe semundjet vaskulare (te eneve te gjakut) mund te prekin enet e vogla te gjakut te retines ashtu siç prekin edhe enet e tjera te gjakut. Retinopatia mund te jete tregues i nje demtimi vaskular ne ndonje vend tjeter te trupit. Ndryshimet ne shikim ndonjehere zhvillohen si pasoje e nje retinopatie te avancuar dhe mund te jene shenje e nje hipertensioni te padiagnostikuar ose te pakontrolluar. Edhe pse e rralle, mund te shkaktoje qerrim.

Retinopatia Diabetike

RETINOPATIA DIABETIKE
Forma me e zakonshme e retinopatise eshte ajo qe ka lidhje me diabetin. Retinopatia diabetike mund te jete proliferative (domethene qe zhvillohen) ose jo proliferative (domethene qe nuk zhvillohen), ne baze te rritjes anormale te eneve te gjakut te retines. Retinopatia jo proliferative eshte shume me e zakonshme dhe zakonisht nuk kerkon trajtim. Ne retinopatine proliferative, ene anormale te gjakut fillojne te rriten kur enet e gjakut bllokohen. Forma proliferative e retinopatise mund te shkaktoje probleme me shikimin. Ekzaminime te rregullta te syrit jane te rendesishme per te ndjekur ecurine e retinopatise nga fazat jo proliferative ne ato proliferative.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT
-          Shikim i mjegulluar
-          Shikim i dyfishte
-          Pika te zeza ose qe levizin ne shikim
-          Dhimbje e syrit dhe skuqje qe nuk kalon
-          Ulje e shikimit ne periferi

PARANDALIMI DHE TRAJTIMI
Parandalimi i retinopatise fillon qe me diagnostikimin e hershem dhe trajtimin e shkaqeve qe shkaktojne retinopati. Per personat me diabet, nje kontroll i mire i glicemise, nje kontroll i mire i presionit dhe ekzaminimet e rregullta jane themelore per parandalimin e retinopatise. Personat me diabet duhet te kryejne vizita vjetore te syve duke perfshire ketu nje zgjerim te bebes se syrit per te veshtruar retinen. Nje kontroll i mire i presionit eshte themelor per kedo me hipertension. Individet me probleme te syve ose probleme te tjera qe vendosin ne rrezik shikimin duhet te shihen nga nje oftalmolog (doktor me specializim per diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve te syrit). Nje here qe zbulohet retinopatia, nje trajtim i hershem eshte themelor per te parandaluar qerrimin. Ka disa forma trajtimi per personat me retinopati proliferative.

Burimi i Informacionit : JAMA. 2005;293(1):128

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi retinopatine]

"Eksperienca eshte mesuesja e te gjitha gjerave"
(Jul Cezari)