martedì 3 giugno 2014

Trajtimi me i Shkurter me Acetilcisteine per Mbidoze nga Acetaminofeni Tolerohet me Mire

Mbidoza nga acetaminofeni (paracetamoli) eshte nje nder urgjencat toksikologjike qe ka nje antidot (kunderhelm); gjithsesi, regjimet e dhenies se acetilcisteines mund te jete te ngaterruara, mund te kerkojne kohe si dhe te jene te kushtueshme. 
Ne nje studim te randomizuar, qorr te dyfishte, te kryer ne 3 spitale te Bretanise se Madhe, 222 paciente qe u paraqiten brenda 8 oreve nga nje mbidoze akute acetaminofeni moren ose regjimin standart te trajtimit me acetilcisteine (sipas protokolleve ne Bretanine e Madhe) ose nje regjim te ndryshuar, me te shkurter (shih regjimet). Gjithashtu, pacientet u randomizuan per nje pretrajtim me ondansetron ose placebo.

REGJIMI STANDART (20 DERI NE 25 ORE)
150 mg/kg ne 200 ml, i dhene ne 15 minuta
50 mg/kg ne 0.5 l, i dhene ne 4 ore
100 mg/kg ne 1 l, i dhene ne 16 ore

REGJIMI I MODIFIKUAR (12 ORE)
100 mg/kg ne 200 ml, i dhene ne 2 ore
200 mg/kg ne 1 l, i dhene ne 10 ore

(Acetilcisteina jepet ne  dekstroze 5%)

Te vjellurat, ndjesia per te vjelle (ang. retching, ita. conati di vomito) dhe nevoja per perdorim te antihemetikeve brenda 2 oresh nga fillimi i acetilcisteines ishte me pak i shpeshte ne pacientet e randomizuar ne regjimin me te shkurter (36% vs 65%) dhe ne ata te randomizuar per ondansetron (41% vs 63%). Reaksione anafilaktoide u verifikuan ne 28% te atyre qe ishin ne grupin e trajtimit standart dhe ne 5% te atyre ne grupin e regjimit me te shkurter. Pjesa e pacienteve me 50% rritje te aktivitetit te alanine aminotransferazit nuk ndryshonte ne grupet me regjim me acetilcisteine por ishte me i larte ne ata qe moren ondansetron krahasuar me ata qe moren placebo.

KOMENTE (Nga Kristi L. Koenig, MD): Ky studim i ndertuar mire i kryer ne Bretanine e Madhe, ku mbidoza nga acetaminofeni eshte me i zakonshem se sa ne SH.B.A, jep te dhena te forta qe nje regjim i shkurtuar 12 oresh i acetilcisteines tolerohet me mire dhe ka me pak efekte anesore se sa regjimet e rekomanduara aktualisht. Se shpejti mund te shohim nje ulje te koheve te trajtimit deri ne piken qe mund te trajtojme plotesisht pacientet me mbidoze acetaminofeni ne njesite vezhguese te departamentit te urgjences, duke ulur keshtu shtrimet ne spital.

Publikuar ne Journal Watch Emergency Medicine 6 Dhjetor 2013

Citime:
Bateman DN et al. Reduction of adverse effects from intravenous acetylcisteine treatment for paracetamol poisoning: A randomized controlled trial. Lancet 2013 Nov 28. [Link]

"Kerkim eshte ajo qe bej kur nuk di se çfare po bej"
(Wernher von Braun)