martedì 15 luglio 2014

Hepatiti E - Epidemiologjia dhe Klinika

Cila eshte epidemiologjia e infeksionit nga hepatiti E?
Jane identifikuar 4 gjenotipe te virusit te hepatitit E (HEV) qe ndahen ne 2 grupe. Forma epidemike eshte e zakonshme ne vendet ne zhvillim dhe ka nje shperndarje me ujin (ang. waterbourne spread), semundje e rende akute dhe infeksion nga gjenotipi 1 dhe 2. Forma endemike, ose forma autotoktone, ndodh ne vendet e zhvilluara dhe ka nje shperndarje me ushqimin (ang. foodbourne spread) dhe nga kafshet tek njeriu (ang. zoonotic spread), nje semundje e lehte dhe subklinike dhe infeksion nga gjenotipi 3 dhe 4. Nivelet e antitrupave anti-HEV ne popullaten e pergjithshme jane me te ulta ne Europe dhe ne Shtetet e Bashkuara se sa ne Azi dhe Afrike.


Cili eshte prezantimi klinik i infeksionit nga hepatiti E?
Hepatiti E akut ka nje periudhe inkubimi (koha nga ekspozimi ndaj agjentit infektues dhe shfaqjes se simptomave te para) nga 3 deri ne 8 jave, nje faze prodromale (faza me e hershme e semundjes) e shkurter dhe nje periudhe simptomash dhe ikteri qe zgjat dite deri ne disa jave. Ne publikimet e bera, pjesa me e madhe e rasteve ishin te vete-limituara. Rastet vdekjeprurese ndodhen ne 0 deri ne 10%, mesatarisht ne 5%. Ne formen autotoktone te hepatitit E nuk eshte raportuar nje lidhje ndermjet hepatitit te menjehershem (ang. fulminant hepatitis) dhe  shtatzanine (qe eshte i zakonshem me infeksionin nga gjenotipi 1). Ne pjesen me te madhe te rasteve te publikuara, mosha mesatare ishte me teper se 60 vjeç dhe raporti meshkuj:femra ishte te pakten 3:1. Manifestimet ektrahepatike te hepatitit E qe jane raportuar perfshijne artrit, pankreatit dhe anemi aplastike si dhe komplikime neurologjike si poliradikulopatia, sindroma e Guillan-Barrè, paraliza e Bell, neuropatia periferike, ataksia dhe çorientimi. HEV mund te shkaktoje infeksion kronik ne personat me imunodeficience, i cili mund te jete perparues dhe i rende.

NEJM Shtator 2012