sabato 16 agosto 2014

Kanceri i Fshikezes

Urina formohet ne veshke dhe mblidhet ne fshikez. Fshikeza zgjerohet dhe tkurret ne varesi te sasise se urines qe mban. Kanceri mund te formohet ne fshikez ashtu siç formohet ne organet e tjera te trupit. Pjesa me e madhe e kancereve te fshikezes formohen ne qelizat e shtreses se brendshme te fshikezes.



SIMPTOMAT
-          Gjak ne urine
-          Urinim i shpeshte
-          Dhimbje ne urinim

FAKTORET E RREZIKUT PER KANCERIN E FSHIKEZES
-     Duhani rrit shume mundesine per te pasur kancer te fshikezes. Duhani gjithashtu rrit edhe rastet e vdekjes nga kanceri i fshikezes.
-          Personat e moshuar kane nje rrezik me te larte per kancer te fshikezes krahasuar me individet e rinj.
-          Meshkujt zhvillojne kancer te fshikezes 4 here me teper se sa femrat.

DIAGNOZA
Diagnoza dhe trajtimi i kancerit te fshikezes kryhet ne pergjithesi nga nje urolog (mjek i specializuar ne kirurgjine e rrugeve urinare). Urina mund te dergohet ne laborator per analize, numerim te qelizave qe ka dhe per analiza mikrobiologjike. Cistoskopia, kalimi i nje tubi me drite ne fshikez me ane te uretres (tubi qe lejon largimin e urines nga fshikeza jashte trupit), mund te kryhet per te pare shtresen e brendshme te fshikezes dhe te kerkoje rritje kanceri. Mund te kryhen biopsi (marrje indi) per ti analizuar ne mikroskop. Analiza te tjera perfshijne pielogramen intravenoze, rreze X qe shohin veshkat dhe ureteret (tubat qe lejojne kalimin e urines nga veshkat tek fshikeza). Nese dyshohet per nje kancer te fshikezes me invaziv, mund te kryhen analiza te tjera per te analizuar se sa eshte shperndare kanceri.

TRAJTIMI
Trajtimi zakonisht perfshin nje prerje transuretrale (nepermjet uretres) te tumorit te fshikezes. Kjo procedure kirurgjikale kryhet me pacientin ne anestezi. Mund te jete e nevojshme nje nderhyrje me e gjere nese kanceri i fshikezes ka kaluar shtresen e brendshme te fshikezes. Kjo mund te perfshije nje cistektomi (heqje te fshikezes) dhe krijimin e nje sistemi drenazhi te urines. Kemioterapia (perdorimi i ilaçeve antikancer), terapia me rreze dhe terapia imunologjike mund te perdoren per te trajtuar kancerin e fshikezes ne faze te avancuar. Terapia imunologjike perdor agjente biologjike qe ndihmojne sistemin imunitar te trupit per te luftuar kancerin e fshikezes.  

Burimi i Informacionit: JAMA 2005; 293 (7): 890

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi kancerin e fshikezes]