martedì 16 settembre 2014

Kur te Kuptosh qe Kolla Eshte Serioze

Fillimisht cfare eshte kolla? Nje menyre qe mund te mendosh eshte ai i nje versioni te te foluri ose kendimi: ajri del me ane te fytit ne nje menyre qe prodhon nje zhurme. Gjate kollitjes, gjithsesi, dalja e ajrit i shkaktuar nga ndonje irritues, eshte refleks ose o pavullnetshem (megjithse ndonjehere mund te behet nje kolle fallco, qe gjithsesi nuk te bind) dhe ndodh kundrejt kordave vokale te mbyllura, duke prodhuar nje tingull te ndryshem. Disa tinguj te kolles mund te dallohen mire.


Jane nje sere gjendjesh qe mund te shkaktojne kolle. Nder me te zakonshmet jane:
-          Infeksionet virale te rrugeve te larta te frymemarrjes
-          Gripi
-          Bronkiti dhe pneumonia bakteriale
-          Azma bronkiale
-          Alergjite
-          Refluksi gastroezofagal
-          Insuficienca kardiake kongjestive
-          Bronkopneumopatia kronike obstruktive (BPKO)
-          Duhani
-          Kanceri i mushkerive
-          Rrjedhje sekrecionesh postnazale
-    Efekte anesore te ilaçeve – sidomos  nje klase ilaçesh antihipertensiv, bllokuesit e ACE (lisinopril, etj)

Disa detaje qe mund te perdoren per te dalluar ndermjet ketyre shkaqeve jane cilesia e kolles (e njome ose e thate, kolle fyti apo me e thelle, etj), koha (akute apo kronike), simptomat qe e shoqerojne (fishkellima (ita. sibili, ang. wheezing), temperature, etj) dhe karakteristikat e pacientit (mosha, historia mjekesore, ekspozimi ndaj duhanit, ilaçet, te aferm te semure, alergjene, etj)

Dikush qe eshte duke marre lisinopril, qe ndihet mire perveç nje bezdie qe ndjen ne fyt qe ei ben te kollitet per jave te tera eshte e lehte per tu diagnostikuar, ashtu si edhe dikush qe ka temperature, dhimbje te trupit, te ftohte dhe ka nje femije me grip ne shtepi, ose dikush qe kollitet cdo here qe hane teper ushqim dhe kur shtrihet ne shtrat ndjen djegie ne gjoks (acidi qe irriton fytin).

Gjerat behen pak me te veshtira kur ka me teper se nje hipoteze si pershembull nje duhanpires me refluks gastroezofagal, qe merr lisinopril per hipertension arterial dhe qe ka nje femije te semure ne shtepi per shembull. Kur ndodh ne kete menyre, dhe ne shumicen e rasteve ndodh ne kete menyre, duhet te ecesh duke bere nje liste hipotezash dhe ti eliminosh nje e nga nje (diagnoze diferenciale), duke filluar nga ato me seriozet dhe me te mundshmet. Ekzaminimi fizik, analizat e gjakut, radiografia e toraksit dhe konsultimi me nje specialist ne pergjithsi ndihmon shume per kete liste. Ndonjehere, nje “prove terapeutike” mund te jete kyçi per diagnozen: nese nderrimi i  ilaçit te hipertensionit, trajtimi i refluksit ose ndalimi i pacienti qe ti afrohet maceve trajton kollen, keni edhe pergjigjen.

Ka simptoma qe mund te tregojne qe kolla mund te kete nevoje per me teper trajtim ose vleresim. Keto perfshijne:
-          Temperaturen
-          Mungesa e ajrit
-          Fishkellimat (ita. sibili, ang. wheezing)
-          Kolla me gjak
-          Dhimbja e kraharorit
-          Kolla qe zgjat per shume dite
-          Ekspozimi ndaj gripit ose semundje te tjera infektive

Pamvaresisht se prania e ketyre simptomave sdo te thote domosdoshmerisht qe kemi te bejme me shkaqe serioze, prania e tyre kerkon qe te pakten nje vleresim te kryhet.

Pershtatur nga nje shkrim i Suzanne Koven, mjeke e semundjeve te brendshme (shkrimi i paraqitur paraqet disa shkurtime nga versioni origjinal)
Publikuar ne blogun e KevinMd


Shendeti nuk vleresohet derisa mberrin semundja
(Thomas Fuller)