venerdì 19 settembre 2014

Shenime Klinike per Melanomen Malinje

Cili eshte mutacioni gjenetik qe po zbulohet gjithmone e me teper ne nje numer me te gjere pacientesh me melanome malinje?
Nje nder arritjet me te rendesishme ne keto 30 vitet e fundit per te kuptuar dhe trajtuar pacientet me melanome malinje eshte zbulimi se gati gjysma e melanomave paraqesin nje mutacion te gjenit BRAF, nje perberje ne rrugen e proteinave kinaze te aktivizuara nga mitogjeni (MAPK), qe çon ne nje proteine mutante qe mund te shenjestrohet nga molekula te vogla bllokuese perzgjedhese (selektive).

Cilet ilaçe mund te perdoren per te shenjestruar mutacionet gjenetike ne melanomen malinje?
Mutacioni i gjenit BRAF çon ne nje proteine mutante aktive qe mund te bllokohet nga molekula te vogla selektive, bllokuese te kinezeve, vemurafenib dhe dabrafenib. Ne nje studim te fazes 1, vemurafenib çoi ne nje regresion te metastazave ne pacientet me melanome qe kishin mutacione BRAF, por jo te atyre qe nuk kishin mutacione BRAF. Gjithashtu, shenjestrimi i MEK, vazhdimesia e kinazeve nga BRAF ne rrugen e MAPK, me bllokuesin selektiv trametinib, eshte vleresuar ne disa trial te fazes 3. Secili prej ketyre barnave kishte nje pergjigje, nje mbijetese pa avancim te semundjes, dhe nje mbijetese te pergjithshme me te larte krahasuar me kemioterapine standarte. Fatkeqesisht, zhvillohet rezistence ne pjesen me te madhe te pacienteve dhe mesatarja e mbijeteses pa avancim te semundjes me keto barna eshte 5 deri ne 7 muaj. Ne 2011, vemurafenib dhe ipilimumab, nje antitrup anti-CTLA-4 (anti-cytotoxic T-lymphocyte antigen 4), u aprovuan per trajtimin e melanomes se avancuar. Ndersa dabrafenib dhe trametinib u aprovuan ne 2013 per trajtimin me ilaç te vetem (ang. single-agent treatment) te melanomes metastatike.

Sa te shpeshta jane metastazat e trurit ne melanomen malinje dhe si mund te trajtohen?
Metastazat ne tru jane te pranishme ne rreth 20% te pacienteve ne momentin e diagnozes dhe ne total ne rreth 40 deri ne 50% te pacientet me melanome metastatike. Mundesite e trajtimit te metastazave ne tru perfshijne radiokirurgjine stereotaktike (SRS), prerjen kirurgjikale, terapie me rreze ne gjithe trurin dhe ilaçe sistemike qe po dalin kohet e fundit. SRS eshte dhenia drejt nje shenjestre ne tru e nje doze te larte rrezatimi ne nje trajtim te vetem. Perdoret shpesh per trajtimin fillestar te semundjes oligometastatike, per nje doze shtese ndaj nje metastaze te vetme pas terapise me rreze ne gjithe trurin, per  rastet e riperseritjeve pas terapise me rreze ne gjithe trurin ose per kavitetet kirurgjikale pas prerjes.


NEJM Korrik 2013

"Nese je plak, mos u mundo te ndryshosh veten, ndrysho ambientin"
(B. F. Skinner)