mercoledì 8 ottobre 2014

Kokaina dhe Infarkti i Miokardit

Nje histori perdorimi i kokaines mund te shtoje dyshimin e nje infarkti te miokardit ne nje pacient te ri me dhimbje ne kraharor [1]. Kjo gje ndodh shpesh ne departamentin e urgjences duke qene se kokaina perben nje nga substancat e jashtligjshme me te perdorura.

Infarkti ne keto subjekte nuk eshte i rralle: te dhenat flasin shkojne nga 0.7% (sipas studimit ACI-TIPI) ne 6% (sipas studimit COCHPA) te konsumatoreve te kokaines qe prezantohen ne urgjence per dhimbje te kraharorit.

Kokaina mund te shkaktoje nje infarkt te miokardit me nje mekanizem mismatch te kerkeses dhe furnizimit me oksigjen te miokardit (nuk perputhen kerkesat me furnizimin) :

-          Bllokimi i rimarrjes (ang. reuptake) se dopamines dhe norepinefrines qe çon ne nje rritje te frekuences kardiake, te presionit arterial sistolik dhe kontratilitetit
-          Stimulimi i receptoreve alfa adrenergjike dhe rritje e perqendrimit te endotelines qe çon ne vasokostruksion koronar

Molekula gjithashtu çon ne nje gjendje protromboze (rritje e PAI-1, e aktivizimit dhe agregimit te trombociteve, te faktoreve te mpiksjes si faktori i von Willebrand dhe fibrinogeni) dhe pershpejton aterosklerozen.

Ndermjet marrjes se kokaines dhe fillimit te infarktit mund te kalojne disa ore deri ne 4 dite (per shkak te eskrecionit te ngadalte te metaboliteve te saj) por komplikancat me te zakonshme (insuficienca kardiake akute dhe aritmite) manifestohen ne pergjithsi ne 12 oret e para.

Shkeputur nga: Manuali i Mjekesise se Urgjences dhe Ndihmes se Shpejte. Edicioni 2011

Bibliografia
[1] McCord J, Jneid H , Hollander JE. Managemenet of Cocaine-Associated Chest Pain and Myocardial Infarction: a Scientific Statement From the American Heart Association Acute Cardiac Care Commitee of the Council Cardiology. Circulation 2008; 117: 1987 - 1907