sabato 4 ottobre 2014

Terapia Afatgjate me Statina Eshte e Sigurte per Femijet me Hiperkolesterolemi Familiare

Te dhenat e follow-up 10 vjeçar tregojne vazhdimesine e efektivitetit pa ngjarje efektesh anesore serioze.


Ne nje studim te randomizuar, te kontrolluar, statinat reduktonin trashesine e shtreses se intima-media te arteries karotide (ang. carotid intima-media thickness, CIMT) gjate nje periudhe 2 vjeçare ne femijet me hiperkolesterolemi familjare [1]. Tani, te dhenat 10 vjeçare te follow-up nga ai studim hedhin drite mbi efektivitetin dhe sigurine afatgjate te perdorimit te statinave tek femijet.

Kerkuesit krahasuan rezultatet klinike te 194 pjesemarreseve me hiperkolesterolemi familjare ne studim, qe moren pravastatine (20 – 40 mg/dite) dhe 83 vllezerve ose motrave (ang. siblings) te paprekur. Pas 10 vjetesh, pjesetaret ne studim kishin moshen nga 18 deri ne 30 vjeç. Vlerat e CIMT nuk kishin ndryshuar ne asnjerin prej grupeve dhe qendronin ne menyre domethenese me te larta ne ata me hiperkolesterolemi familjare (0.480 mm vs 0.469 mm). Niveli i kolesterolit total dhe i LDL (low – density lipoprotein) u ulen ne menyre domethenese ne grupin me hiperkolesterolemi familjare, por nivelet e LDL (173 mg/dl) ne grupin me hiperkolesterolemi familjare mbeteshin me te larta se sa nivelet e rekomanduara. Parametrat e tjera laboratorike, edukative dhe te rritjes nuk paraqisnin ndryshime domethenese ndermjet dy grupeve. Nuk u raportuan ngjarje efektesh anesore serioze (perfshire ketu edhe rabdomioliza).

Koment (nga F. Bruder Stapleton, MD) : Terapia afatgjate me pravastatine duket se eshte e sigurte dhe efektive ne parandalimin e perkeqesimit te CIMT ne femijet me hiperkolesterolemi familjare. Nivelet e LDL u permiresuan por nuk arriten nivelet e rekomanduara ne keto paciente. Keto rezultate do te jene qetesuese per prinderit e femijeve me kete gjendje metabolike me rrezik te larte.

[1] Wiegman A et al. Efficacy and safety of statin therapy in children with familial hypercholesterolemia: A randomized controlled trial. JAMA 2004 Jul 21; 292:331-7

Artikulli i cituar:
Kusters DM et al. Ten-year follow-up after initiation of statin therapy in children with familial hypercholesterolemia. JAMA 2014 Sep 9; 312:1055. [Link