venerdì 17 ottobre 2014

Ulçerat e Kembes Diabetike

Ulçerat e kembes diabetike jane plage ne kembe qe ndodhin ne personat me diabet, nje gjendje ku nivelet e sheqerit ne gjak jane te larta. Nese ulçera e kembes nuk trajtohet dhe nuk sherohet, mund te infektohet. Duke qene se kjo mund te çoje deri ne prerjen e kembes, parandalimi i ulçerave eshte shume i rendesishem.


CFARE SHKAKTON ULCERAT E KEMBES DIABETIKE
-          Ne personat me diabet, nje kohe e gjete me nivele te larta te sheqerit mund te çoje ne demtim te nervave te kembeve. Demtimi i nervave mund te çoje ne nje humbje te ndjeshmerise si dhe te shkaktoje deformime te kembeve. Problemi i nervave merr emrin neuropati periferike
-          Problemet e kembes se kallot mund te shkaktojne presion te larte ne thembrat e kembeve
-          Personat mund te demtojne kembet e tyre si pasoje e traumave te vogla te vazhdueshme (si per shembull ecja e tepert) ose si pasoje e nje traume te madhe (gerrvishje e lekures, futja e kembes ne uje te nxehte, prerje e tepert e thonjve ose veshja e kepuceve me te vogla). Si pasoje e neuropatise periferike, ata mund te mos i verejne keto demtime dhe kjo mund te çoje ne nje ulcer te kembes diabetike
-          Nje qarkullim i dobet i gjakut eshte i zakonshem tek personat me diabet, dhe kjo ngadalson sherimin e plages dhe rrit rrezikun per infeksion dhe prerje te kembes (ita. amputazione, ang. amputation)

PARANDALIMI
-          Ulçerat e kembes diabetike shpesh here mund te parandalohen me nje kontroll te mire te diabetit dhe pastertise se kembes. Eshte e rendesishme qe te kontrollohen nivelet e sheqerit ne gjak qe te parandalohet neuropatia periferike ose te ndaloje perkeqesimin e tij
-          Personat me diabet duhet te kontrollojne çdo dite kembet e tyre, perfshire hapesirat rreth thonjve per plage ose prerje te vogla. Nese kane probleme me kembet duhet te kontrollohen menjehere me mjekun. Ata qe nuk mund te shohin kembet e tyre plotesisht te perdorin pasqyra duke i vendosur ne toke ose duke i mbajtur ne dore
-          Kembet, perfshire hapesirat ndermjet thonjve, duhet te mbahen paster dhe te thata
-          Personat me diabet duhet te kontrollojne temperaturen e ujit (te dushit, vaskes, etj) me duart e tyre
-          Thonjte e gishtave duhet te shkurtohen sipas konturit te gishtit dhe anet e mprehta te lemohen. Personat me neuropati periferike keshillohet te mos i presin vete thonjte por mundesisht te vleresoheshin nga nje podolog (mjek i specializuar me kujdesin e kembeve) vazhdimisht.
-          Kepucet duhet te jene te sakta dhe te shmangin ferkimet ose  presionin mbi kemben. Personat me neuropati periferike duhet te shmangin ecjen kembezbathur dhe duhet te kontrollojne kepucet per sende te forta perpara se ti veshin.

TRAJTIME TE MUNDSHME
-          Kerko ndihme mjekesore sapo veren nje shenje te pare te nje problemi me kemben
-          Shmangni presionin mbi plage
-          Mbani ulçeren te paster dhe nderroni veshjen rregullisht, ashtu siç ju keshillon mjeku

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi ulçerat e kembes diabetike]

Burimi i Informacionit : JAMA 2005; 293 (2): 260