sabato 15 novembre 2014

Enzimat Pankreatike – Sa Zgjat Veprimi i Tyre?

Ne kushtet fiziologjike enzimat pankreatike leshohen nga pankreasi, nen stimulin e shkaktuar nga marrja e ushqimeve dhe hidhen ne pjesen e pare te zorres, duodenit , keshtu qe te perzihen menjehere me ushqimet nderkohet qe keto kalojne nga stomaku tek duodeni. Procesi i tretjes, dhe pastaj thithja e produkteve te tretjes, kerkon kohe dhe zhvillohet pergjate gjithe zorres se holle.


 Prandaj eshte mire qe veprimi i enzimave te filloje shpejt ne menyre qe kur ushqimi te mberrije ne fillim te zorres se holle ta gjeje enzimat gati. Dhenia artificiale e enzimave pankreatike nuk mund te imitoje kurre ne menyre te plote kete moment. Gjithsesi mundohet ti afrohet duke dhene enzimat ne fillim te vakteve: me mire te jepen pak ne fillim dhe pak ne mes te vaktit, ne menyre qe ti perafrohen sa me shume gjendjes fiziologjike.

Pas nje ose dy oresh nga vakti i ushqimit, ne zorre, me shume siguri mbetet nje sasi e vogel enzimash qe jane marre me pare dhe keto mund te jene akoma aktive, por kjo sasi ka mberritur pozicionet me te uleta te zorres dhe ka pak mundesi qe te mund te trese ushqimin qe merret serish nese nuk shtohet nje doze e re.

Prandaj, si perfundim, nese ka insuficience pankreatike, leverdis te merren enzimat pankreatike, sipas sasise se ushqimit qe merret, dhe ne çdo  rast qe merret ushqim qe nuk eshte afer vaktit te meparshem.

Shkrim i pershtatur nga nje pyetje e publikuar ne faqen fibrosicisticaricerca.it 
Janar 2013