lunedì 1 dicembre 2014

Tuberkulozi - Faqja e Pacientit

Cfare eshte tuberkulozi?
Tuberkulozi eshte nje semundje ngjitese qe trasmetohet me ajrin (ang. airborne disease) dhe mund te preke pjese te ndryshme te trupit, megjithese mushkerite jane organet me te prekura. Lajmi i mire eshte qe tuberkulozi mund te parandalohet dhe te kurohet. Lajmi i keq eshte qe tuberkulozi eshte nje nder infeksionet me te zakonshme ne bote dhe prek gati 1/3 e popullates boterore.


Tuberkulozi shkaktohet nga nje bakter qe rritet ngadale dhe eshte i veshtire te vritet nga sistemi mbrojtes i trupit. Zakonisht gjendet i mbyllur ne disa kapsula qe nuk shkaktojne probleme per nje kohe te gjate (te ashtequajturat granuloma) dhe qe mund te kthehen ne “bomba me sahat” duke u zgjuar pas javesh, muajsh ose vitesh (10 vjet ose me teper). Tuberkulozi zgjohet me lehte kur trupi eshte dobesuar nga semundje te tjera (si diabeti, HIV, insuficienca renale), nga disa ilaçe ose edhe nga duhanpirja.

Si merret tuberkulozi?
Tuberkulozi shperndahet me ane te ajrit me pika te vogla qe shkaktohen nga kollitja. Nuk shperndahet duke ndare ushqimin, pijen ose paisje. Nuk shperndahet me prekje ose me marredhenie seksuale. Te mbulosh gojen ose hunden gjate kollitjes eshte nje menyre e rendesishme per te ndalur shperndarjen e tuberkulozit dhe semundjeve te tjera qe trasportohen nga ajri. Te kerkosh ndihme mjekesore dhe te shohesh nese ke tuberkuloz dhe te marresh ilaçe eshte menyra me e mire per te ndalur shperndarjen e tij. Sa me shpejt merr ilaçet per tuberkulozin, aq me te pakta komplikacionet qe do te kesh dhe aq me pak mundesia qe ta shperndash ate tek familja, shoket ose te tjere persona.

Cilat jane shenjat dhe simptomat e tuberkulozit?
Simptomat me te zakonshme te tuberkulozit jane: kolle qe zgjat me teper se 3 jave, humbje peshe pa arsye, temperature e lehte dhe djersitje naten. Nese tuberkulozi eshte i rende, kolla mund te jete e shoqeruar me gjak. Simptomat jane zakonisht te lehta dhe shpeshhere fshihen per periudha javesh, muajsh ose ndonjehere  edhe vitesh. Simptomat e tuberkulozit shpeshhere kuptohen gabim si kolle e duhanpiresit, alergji ose bronkit kronik si pasoje e nje te ftohti te vazhdueshem ose grip.

Si trajtohet tuberkulozi?
Semundja ne formen aktive trajtohet me disa ilaçe qe veprojne kunder tuberkulozit, per nje periudhe te pakten 6 mujore. Nese tuberkulozi eshte ne kocka, tru ose zona te tjera te veshtira per tu mberritur, trajtimi do te jete me i gjate. Disa paciente e shohin te veshtire te marrin dozat ditore te ilaçeve ( qe mund te shkoje nga nga 6 deri ne 12 tableta) pa ndihmen e disa individeve te trajnuar per te dhene ate qe merr emrin Trajtim i Vezhguar ne Menyre te Drejteperdrejte (ang. Directly Observed Treatment, DOT). DOT konsiderohet metoda standarte anembane botes per te ndihmuar individet te trajtojne tuberkulozin.

Personat pergjegjes per DOT japin mbeshtetje emozionale, ndihmojne te zbulohen efektet anesore ne momentet e hershme dhe parandalojne mosmarrjen e dozave. Nese nuk merren dozat e duhura te ilaçeve, shpeshhere zhvillohen forma rezistente ndaj ilaçeve (Tuberkulozi nuk i pergjigjet me ketyre ilaçeve). Format rezistente jane me te veshtira per tu trajtuar dhe kerkojne me teper ilaçe, me me teper efekte anesore se sa ato 6 – 12 tableta qe mund te merren.

Trajtimi parandalues, nga ana tjeter, pershkruhet per infeksionin tuberkular joaktiv (latent), perpara se semundja te zhvillohet. Trajtimi parandalues rekomandohet per personat e infektuar nga tuberkulozi qe kane pasur nje ekspozim tuberkulozi ose kane rrezik me te larte per te zhvilluar semundjen si pasoje e problemeve mjekesore qe dobesojne mbrojtjet e trupit ndaj tuberkulozit. Trajtimi zakonisht do te thote te marresh nje ilaç te vetem si isoniazidi per 6 – 9 muaj.

Kur duhet te kontaktoj mjekun tim te familjes?
Simptomat e tuberkulozit kerkojne nje vleresim tek mjeku pa humbur kohe. Duhet te kerkosh ne menyre specifike per tuberkulozin dhe faktoret tuaj te rrezikut per tuberkulozin sepse diagnoza mund te mos i vije ne mendje mjekut tuaj.

Gjithashtu duhet te kontaktoni mjekun tuaj nese jeni ekspozuar ndaj tuberkulozit, keni jetuar, punuar ose kryer nje udhetim te gjate ne nje shtet ose zone ku tuberkulozi eshte i zakonshem. Azia, Afrika, Europa Lindore, Amerika e Jugut dhe ajo Qendrore jane zona endemike (te zakonshme) per tuberkulozin, ashtu si edhe qytetet ne brendesi, perfshire ato amerikane ku mblidhen te pastrehet dhe te varferit.

Te dish “statusin tend tuberkular” eshte i rendesishem. Nese eshte i nevojshem, trajtimi parandalues mund te vrasi ato pak organizma tuberkular qe jane te fjetur ne trupin tuaj perpara se te zhvillojne semundjen.

Autor: L. Masae Kawamura, MD, per  Microbiology, Tuberculosis & Pulmonary Infections Assembly

ATS Patient Health Series
©2011 American Thoracic Society