venerdì 25 dicembre 2015

Ekzoftalmia ne Semundjet e Gjendrres se Tiroides

Pacient mashkull, 61 vjeç shtrohet ne repart per vlera anormale te glicemise. Ne hyrje ankohej per keputje te pergjithshme, dispne dhe diplopi te syrit te djathte. Ne anamneze paraqiste nderhyrje kirurgjikale te tiroides per strume nodulare (Nuk paraqiste dokumentacion te plote mbi nderhyrjen). Gjithashtu paraqet fibrilacion atrial ne terapi me bisoprolol dhe acenokumarol, hipertension arterial ne terapi me olmesartan dhe furosemid dhe obezitet grave.
Ne ekzaminimin objektiv vihej re ekzoftalmi bilaterale.

giovedì 17 dicembre 2015

Andexanet si Neutralizues i Efektit te Bllokuesve te Faktorit Xa

Bllokuesit e drejteperdrejte te faktorit Xa apixaban, rivaroxaban dhe edoxaban, perdoren per parandalimin dhe trajtimin e tromboembolise. Edhe pse jane demostruar te jene te sigurte dhe efikas, si dhe qe paraqesin avantazhe praktike krahasuar me antagonistet e vitamines K si warfarin, mungesa e nje antidoti specifik per te ndaluar efektet antikoagulante paraqet nje limitim te rendesishem. Andexanet alfa (andexanet) eshte nje agjent specifik i ndertuar per te neutralizuar efektet antikoagulante si te bllokuesve te drejteperdrejte ashtu edhe te atyre indirekt te faktorit Xa. 

lunedì 7 dicembre 2015

Sindroma e Guillain-Barré - Shenime Klinike

Cilet jane agjentet infektiv qe me shpesh lidhen me zhvillimin e sindromes se Guillain-Barré?
Dy te tretat e rasteve paraprihen nga simptoma te nje infeksioni te rrugeve te larta respiratore ose diarre. Agjenti infektiv qe identifikohet me shpesh, qe ka lidhje me zhvillim te mepasshem te sindromes se Guillain-Barré, eshte Campylobacter jejuni, ndersa citomegalovirusi eshte identifikuar deri ne 10% te rasteve.

martedì 17 novembre 2015

Kanceri i Gjoksit

(Pergatitur nga Dr. Manjola Luzi, Onkologe ne Spitalin Rajonal Durres)

HISTORIA E FJONGOS ROZE
Fjongo roze eshte nje simbol nderkombetar i ndergjegjesimit ndaj kancerit te gjirit.

Perdorimi per here te pare i nje fjongoje roze ne lidhje me ndergjegjesimin ndaj kancerit te gjirit ishte ne vjeshten e vitit 1991. Fondacioni Komen Susan G. i dorezoi shirita roze pjesemarresve ne garen e organizuar prej tij ne  New York per te mbijetuarit ndaj kancerit te gjirit.

venerdì 30 ottobre 2015

Miastenia Gravis - Faqja e Pacientit

Miastenia gravis eshte nje semundje autoimune qe gradualisht shkakton humbjen e fuqise dhe funksionit muskular. Semundjet autoimune jane te shkaktuara nga vete trupi qe prodhon disa substanca te ashtuquajtura antitrupa qe sulmojne indin e vete trupit. Ne miastenia gravis, keto antitrupa prodhohen kunder receptoreve te lidhjeve neuromuskulare (zona ku perçimi nervor ben qe muskuli te kryeje funksionin e tij). Miastenia gravis prek individet ne menyra te ndryshme, dhe secili individ mund te paraqitet me dobesi ne nje grup te ndryshem muskujsh.


domenica 20 settembre 2015

Emergjencat gjate Fluturimeve - Shenime Klinike

Cilat jane emergjencat me te zakonshme gjate fluturimeve me avion?
Nder emergjencat ne fluturim, arresti kardiak eshte i rralle, me vetem 0.3% te tyre, edhe pse eshte pergjegjes per 86% te ngjarjeve gjate fluturimit te çojne ne vdekje. Sinkope (humbje e vetedijes) dhe presinkope jane te zakonshme. 

domenica 23 agosto 2015

Hiperparatiroidizmi [Faqja e Pacientit]

4 gjendrrat paratiroide gjenden prane gjendrres tiroide ne pjesen e ulet te perparme te fytit. Edhe pse jane prane tiroides, ato funksionojne ne menyre te pavarur nga ajo. Gjendrrat paratiroide prodhojne nje substance te quajtur hormoni i paratiroides (PTH), qe rregullon nivelin e kalciumit ne gjak. Duke ndihmuar trupin per te thithur kalciumin nga ushqimi, PTH mban nivelet e duhura te kalciumit, te rendesishme per nje funksion te mire te kockave. Gjithashtu, PTH ndihmon per te kontrolluar nivelin e kalciumit qe leshohet nga kockat dhe qe pastaj largohet me urinen. Kur gjendrrat paratiroide prodhojne teper PTH, krijohet nje gjendje e quajtur hiperparatiroidizem primar, qe shkakton nivele te larta te kalciumit ne gjak.

sabato 18 luglio 2015

Guret ne Veshka [Faqja e Pacientit]

Guret ne veshka formohen si pasoje e precipitimit (kristalizimi i grimcave te tretura) te disa substancave qe gjenden ne urine. Keto gure formohen ne veshka dhe me pas udhetojne neper ureter (tubi qe perçon urinen nga veshkat ne fshikez) dhe eliminohen me urinen nese jane te vegjel. Ne disa raste, guret nuk jane ne gjendje te udhetojne neper ureter, dhe shkaktojne dhimbje ose mund te shkaktojne bllokim, duke ndalur fluksin e urines qe del nga veshkat. Guret ne veshka mund te shkaktohen nga shume faktore si infeksione, disa lloj dietash, ilaçe dhe disa raste kur ka nje rritje te perqendrimit te kalciumit ose substancave te tjera si oksalati ose acidi urik ne urine. Perberja e gurit varet nga shkaku, por ato me te zakonshmit permbajne kalcium.

lunedì 6 luglio 2015

Riakutizimet Pulmonare ne Fibroze Cistike

Karakteristike e zakonshme e fibrozes cistike (FC) eshte ajo e nje disfunksioni te mekanizmave qe largojne bakteriet nga rruget bronkiale. Kjo vjen kryesisht si pasoje e dehidratimit te sekrecioneve qe veshin epitelin bronkial, nga i cili vjen edhe disfunksioni i te ashtequajtures “clearance mukociliar” (mekanizmi me ane te se ciles ciliat e epitelit bronkial trasportojne jashte te gjitha grimcat e thithura qe depozitohen mbi epitel, perfshire edhe bakteriet). 

sabato 30 maggio 2015

Anemia nga Mungesa e Hekurit

Trupi i njeriut konservon hekurin ne disa menyra, perfshire riciklimin e hekurit pas shkaterrimit te qelizave te kuqe te gjakut dhe mbajtja e hekurit ne mungese te nje mekanizmi eskrecioni. Gjithsesi, duke qene se nivelet e larta te hekurit mund te jene toksike, perthithja e tij limitohet ne 1 deri ne 2 mg ne dite, dhe pjesa me e madhe e hekurit (rreth 25 mg ne dite) riciklohen nga makrofaget qe fagocitojne eritrocitet e vjeteruar.

mercoledì 11 febbraio 2015

Tumoret e Trurit [Faqja e Pacientit]

Tumoret mund te zhvillohen ne tru. Keto tumore mund te jene beninje (jo kancerogjene) ose malinje (kancerogjene). Edhe tumoret jo kancerogjene mund te shkaktojne shtypje ne indin e trurit, keshtu qe mund te kene nevoje per trajtim agresiv ose heqje kirurgjikale. Tumoret malinje te trurit mund te jene primare (kancere nga indi i trurit vete) ose metastatike (shperndarje e nje kanceri nga nje zone tjeter e trupit).

sabato 17 gennaio 2015

Semundje Infektive ne Histori

Nje semundje u dokumentua ne Greqi ne vitin 430 p.e.s, me shume mundesi e sjelle nga marinaret. Perfshiu Athinen ne nje kohe kur Sparta po kercenonte qytetin dhe banoret detyroheshin te mblidheshin ne kasolle, me higjene te ulet. Shume shpejt ata paten simptoma te tmerrshme qe perfshinin kolle, temperature, diarre, infeksione lekure dhe infeksione te gishtave te duarve dhe kembeve. Nje e treta e njerezve vdiqen. Historiani Thucydides i mbijetoi semundjes dhe dha nje pershkrim te detajuar me shpresen qe njerezit ne te ardhmen do mund te gjenin menyren se si ta shmangnin. Ai tha qe semundja filloi ne Etiopi, udhetoi ne Libi dhe Egjipt dhe pastaj arriti ne portin e qytetit athinas te Piraeus-it, perpara se te mberrinte Athinen vete.