Nje semundje u dokumentua ne
Greqi ne vitin 430 p.e.s, me shume mundesi e sjelle nga marinaret. Perfshiu
Athinen ne nje kohe kur Sparta po kercenonte qytetin dhe banoret detyroheshin
te mblidheshin ne kasolle, me higjene te ulet. Shume shpejt ata paten simptoma
te tmerrshme qe perfshinin kolle, temperature, diarre, infeksione lekure dhe
infeksione te gishtave te duarve dhe kembeve. Nje e treta e njerezve vdiqen.
Historiani Thucydides i mbijetoi semundjes dhe dha nje pershkrim te detajuar me
shpresen qe njerezit ne te ardhmen do mund te gjenin menyren se si ta
shmangnin. Ai tha qe semundja filloi ne Etiopi, udhetoi ne Libi dhe Egjipt dhe
pastaj arriti ne portin e qytetit athinas te Piraeus-it, perpara se te
mberrinte Athinen vete.
Ky ishte pershkrimi i pare i nje
semundje qe u perhap neper kontinente. Historianet modern kane hipotizuar qe
semundja mund te kete qene tifo. Cfaredo qe te ishte, ajo vrau edhe drejtuesin e
Athines, Pericles, dhe shkaterroi ushtrine e qytetit, duke u bere shkak per
renien e qytetit dhe mbarimit te periudhes se arte.
Semundje si anemia falciforme,
talasemia ofrojne rezistence ndaj malarias nderkohe qe nga ana tjeter
shkaktojne anemi. Paraziti i trasmetuar nga mushkonjat, Plasmodium falciparum
ushqehet me hemoglobinen; duke qene se talasemia modifikon prodhimin e
hemoglobines, kjo dobeson aftesine e parazitit per tu riprodhuar dhe e ben me
te dobet ndaj nje pergjigje imune. Popullata me grupe talasemikesh jane ne disa
zona ku malaria eshte me e zakonshme, si ne Mesdhe dhe ne Azine Jugore.
Ne 1334, murtaja kaloi neper Kine
gjate rrugeve te tregtise drejt Perendimit, duke vrare fshatra te tere gjate
rruges. Ndoshta u perhap me pleshtat ose
me minjte, ose u perhap me pikat e ujit qe thitheshin, bakteri Yersinia pestis
ndonjehere shkaktonte nje forme septicemie qe erresonte ekstremitetet, duke
marre emrin “Vdekja e Zeze”. Popullata e Kines dhe Europes u pergjysmua deri ne
fund te shekullit (megjithse edhe faktore te tjere, perfshire luften dhe motin,
luajten nje rol). Mendohet se vdekjet ne bote shkojne nga 75 milion deri ne 200
milion. Per te krahasuar, historianet mendojne qe Gripi Spanjoll (1918 – 1919)
vrau rreth 50 – 100 milion, Murtaja e Justinianit (Viti 541-542) rreth 25 – 100
milion, Murtaja Moderne (e trete) (1855 – 1959) rreth 10 – 12 milion dhe
Murtaja e Antonines (vitet 165 – 180) rreth 5 milion.
Ne 1897, nje zbulues suedez, S.
A. Andrée kerkoi te arrinte Polin e Veriut me 2 shoke ne nje balone me
hidrogjen. Balona u perplas pas 2 ditesh, dhe
zbuluesit u munduan te ktheheshin permes akujve. Trupat e tyre nuk u
gjenden deri ne 1930. Pas identifikimit te larves se Trichinella spiralis ne
kufomen e nje ariu polar ne kampin e fundit te zbuluesve dhe duke studjuar
ditaret e tyre, mjeku Ernst Tryde arriti ne perfundimin se ata u vrane nga
paraziti. Teoria ka frymezuar kerkues te tjere per te akuzuar trikinozen nga
mishi i gjalle i ariut polar si shkaktar per semundjen e anetareve te
ekspeditave te drejtuara nga zbuluesi anglez Henry Hudson ne 1611 dhe ekuipazhin
e anijes daneze Unicorn ne 1619. Teoria mbetet e paprovuar.
Burimi i Informacionit: MedScape