mercoledì 11 febbraio 2015

Tumoret e Trurit [Faqja e Pacientit]

Tumoret mund te zhvillohen ne tru. Keto tumore mund te jene beninje (jo kancerogjene) ose malinje (kancerogjene). Edhe tumoret jo kancerogjene mund te shkaktojne shtypje ne indin e trurit, keshtu qe mund te kene nevoje per trajtim agresiv ose heqje kirurgjikale. Tumoret malinje te trurit mund te jene primare (kancere nga indi i trurit vete) ose metastatike (shperndarje e nje kanceri nga nje zone tjeter e trupit).


LLOJET E TUMOREVE TE TRURIT
Tumoret primare te trurit emertohen bazuar ne indin ku ato zhvillohen. Ketu perfshihet glioblastoma (lloji me i zakonshem i tumoreve primare te trurit dhe forma me agresive e astrocitomes) dhe meningioma. Disa lloje te tumoreve te trurit jane me te zakonshme tek femijet se sa te rriturit, dhe femijet kane me shume mundesi te zhvillojne tumore primare te trurit krahasuar me te rriturit. Tumoret metastatike te trurit zakonisht kane lidhje me kanceret e mushkerive, te gjoksit dhe te kolonit (zorres se trashe).

Tumor cerebral (Imazhi: MjekesiaSot)

SIMPTOMAT
-          Dhimbje koke
-          Nauzea ose te vjellura
-          Kriza epileptike (kriza te menjehershme qe shkaktojne humbje te vetedijes, levizje ose ndjesi nga shkarkime te aktivitetit elektrik te trurit)
-          Keputje
-          Dobesi te duarve, kraheve, kembeve
-          Shikim i mjegulluar ose probleme me shikimin
-          E folur e zvarritur dhe e ngadalsuar ose veshtiresi per te gjetur fjalet e duhura
-          Ulje e memories dhe perqendrimit

DIAGNOZA
Simptoma te ngjashme me ato te tumoreve te trurit mund te ndodhin ne individe me semundje te tjera neurologjike, keshtu qe perveç marrjes se nje anamneze te mire dhe kryerjes se nje ekzaminimi te mire fizik, doktori juaj mund te kerkoje analiza te tjera si tomografia e kompjuterizuar (CT) ose rezonance magnetike (MRI) qe tregojne strukturat e brendshme te trurit.
Lloji i tumorit konfirmohet me ekzaminimin e nje cope materiali te marre nga zona e tumorit. Kjo kerkon nje nderhyrje delikate kirurgjikale qe kryhet nga neurokirurge (mjeke te specializuar ne kirurgjine e sistemit nervor).

TRAJTIMI
Trajtimi i tumoreve te trurit mund te jete i veshtire per shkak te pozicionit te tyre. Kirurgjia perdoret ne shume raste. Kemioterapia (trajtim me ilaçe antikancer) dhe terapia me rreze (perdorimi i rrezeve si trajtim) mund te perdoren per te ulur dimensionet e tumoreve te trurit. Deksametazoni, nje ilaç steroid, mund te ule enjtjen e trurit. Ilacet kunder krizave epileptike mund te jepen per te trajtuar ose parandaluar kriza te tilla qe kane te bejne me tumoret e trurit.

Burimi i Informacionit: JAMA 2005; 293 (5): 644

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi tumoret e trurit]