mercoledì 25 marzo 2015

Perdorimi per nje Kohe te Gjate i Makrolideve per Bronkiektazite

Me pak riakutizime ndodhen, por me nje kosto ne rezistence ndaj antibiotikeve.


Pacientet me fibroze cistike (FC) trajtohen zakonisht me azitromicine te dhene çdo dite per te parandaluar riakutizimet. Megjithese shume mjeke e perdorin kete sjellje ndaj te gjithe pacienteve me bronkiektazi, efektet e saj nuk jane studjuar siç duhet ne popullaten jo – FC. Ne 2 studime te randomizuara, kerkuesit kane hedhur drite mbi kete ceshtje.

Ne nje studim, 83 pacienteve ju dha ose azitromicine (250 mg) nje here ne dite ose placebo. Gjate studimit 1 vjeçar, 80% e pacienteve me placebo paten riakutizime, krahasuar me vetem 47% te pacienteve me azitromicine. Nje efekt i ngjashem u pa edhe ne nje studim tjeter, ku 117 paciente u randomizuan per te marre eritromicine dy here ne dite (400 mg) ose placebo per 1 vit. Rastet mesatare vjetore te riakutizimeve per pacient ishin ne menyre domethenese me te ulta ne grupin e eritromicines (1.29) krahasuar me grupin e kontrollit (1.97).

Ne te dy studimet, ne pacientet qe moren ilaçin, u rrit flora bakteriale rezistente ndaj makrolideve. Ne fund te trial klinik me azitromicine, perqindja e rezistences ndaj makrolideve ishte 88% ne grupin e azitromicines krahasuar me 26% ne grupin e placebos. Nje studim i ngjashem u verejt per eritromicines, edhe pse me rezistenca me te uleta te pergjithshme (28% ne grupin e eritromicines krahasuar me 0.04% ne grupin e placebos). Diarrea ishte me e zakonshme ne pacientet qe moren azitromicine. Pjesemarresit ne studim toleruan shume mire eritromicinen.

Komente (nga Patricia Kritek, MD) : Per pacientet me riakutizime te shpeshta, trajtimi ditor me makrolide ka logjike. Gjithsesi, perdorimi routine ne te gjithe pacientet me bronkiektazi nuk ka logjike, sepse kjo praktike do te rrise ngarkesen e organizmave rezistente.

Publikuar me Journal Watch General Medicine
30 Prill 2013

Citime:
Altenburg J et al. Effect of azithromycin maintenance treatment on infectious exacerbations among patients with non–cystic fibrosis bronchiectasis: The BAT randomized controlled trial. JAMA 2013 Mar 27; 309:1251. 
[Link]


Serisier DJ et al. Effect of long-term, low-dose erythromycin on pulmonary exacerbations among patients with non–cystic fibrosis bronchiectasis: The BLESS randomized controlled trial. JAMA 2013 Mar 27; 309:1260.
[Link]