sabato 30 maggio 2015

Anemia nga Mungesa e Hekurit

Trupi i njeriut konservon hekurin ne disa menyra, perfshire riciklimin e hekurit pas shkaterrimit te qelizave te kuqe te gjakut dhe mbajtja e hekurit ne mungese te nje mekanizmi eskrecioni. Gjithsesi, duke qene se nivelet e larta te hekurit mund te jene toksike, perthithja e tij limitohet ne 1 deri ne 2 mg ne dite, dhe pjesa me e madhe e hekurit (rreth 25 mg ne dite) riciklohen nga makrofaget qe fagocitojne eritrocitet e vjeteruar.


Ne shumicen e rasteve, rezistenca ndaj hekurit eshte pasoje e çrregullimeve te traktit gastrointestinal. Nje gastrektomi e pjesshme ose e plote ose ndonje procedure kirurgjikale qe anashkalon duodenumin (dymbedhjetegishtorin) mund te shkaktoje rezistenca ndaj terapise me hekur te dhene ne rruge orale. Bypassi gastrik Rouxen-Y, qe kryhet ne disa paciente obeze per te ulur marrjen e kalorive dhe per te korregjuar diabetin, eshte nje shkak i ri i mungeses se hekurit dhe anemise sepse procedura ndalon ne menyre efektive perthithjen e hekurit dhe rrit pH gastrik. Infeksioni nga Helicobacter pylori ul perthithjen e hekurit sepse mikroorganizmi hyn ne gare me trupin per hekurin, ul biogadishmerine e vitamines C dhe mund te çoje ne mikroerozione qe mund te shkaktojne gjakderdhje. Duke qene se mendohet se gjysma e popullates boterore eshte e prekur nga H. pylori, mjeket duhet te kene parasysh mundesine e nje infeksioni dhe te japin trajtim ne menyre qe te largojne kete burim anemie nga mungesa e hekurit qe paraqet rezistence ndaj terapise me hekur.

Pacientet me malabsorbim dhe anemi nga mungesa e hekurit qe nuk i pergjigjet terapise me hekur mund te kene nevoje per hekur intravenoz. Dhenia ne menyre intravenoze gjithashtu preferohet kur kerkohet nje rritje e shpejte e nivelit te hemoglobines ose kur anemia nga mungesa e hekurit e shkaktuar nga humbja kronike e gjakut nuk mund te kontrollohet me perdorimin e hekurit ne rruge orale, siç eshte rasti ne pacientet me teleangjektazi hemorragjike te trasheguar. Semundja inflamatore e zorres (ang. inflammatory bowel disease) ne forme aktive eshte nje indikacion i ri per perdorimin e hekurit intravenoz; hekuri dhene ne rruge orale jo vetem qe nuk eshte efektiv por mund te rrise inflamacionin lokal. Hekuri intravenoz eshte themelor per menaxhimin e anemise ne pacientet me semundje renale kronike qe jane duke marre dialize dhe trajtim me agjente stimulues te eritropoiezes.

Burimi : NEJM Maj 2015