Guret ne veshka formohen si
pasoje e precipitimit (kristalizimi i grimcave te tretura) te disa substancave
qe gjenden ne urine. Keto gure formohen ne veshka dhe me pas udhetojne neper
ureter (tubi qe perçon urinen nga veshkat ne fshikez) dhe eliminohen me urinen
nese jane te vegjel. Ne disa raste, guret nuk jane ne gjendje te udhetojne
neper ureter, dhe shkaktojne dhimbje ose mund te shkaktojne bllokim, duke
ndalur fluksin e urines qe del nga veshkat. Guret ne veshka mund te shkaktohen
nga shume faktore si infeksione, disa lloj dietash, ilaçe dhe disa raste kur ka
nje rritje te perqendrimit te kalciumit ose substancave te tjera si oksalati
ose acidi urik ne urine. Perberja e gurit varet nga shkaku, por ato me te zakonshmit
permbajne kalcium.
Mjekesia Eshte Profesioni i Vetem qe Punon ne Menyre te Pandalur per te Shkaterruar Qellimin e Ekzistences se Vet! (James Bryce)
sabato 18 luglio 2015
lunedì 6 luglio 2015
Riakutizimet Pulmonare ne Fibroze Cistike
Karakteristike e zakonshme e
fibrozes cistike (FC) eshte ajo e nje disfunksioni te mekanizmave qe largojne
bakteriet nga rruget bronkiale. Kjo vjen kryesisht si pasoje e dehidratimit te
sekrecioneve qe veshin epitelin bronkial, nga i cili vjen edhe disfunksioni i
te ashtequajtures “clearance mukociliar” (mekanizmi me ane te se ciles ciliat e
epitelit bronkial trasportojne jashte te gjitha grimcat e thithura qe depozitohen
mbi epitel, perfshire edhe bakteriet).
Iscriviti a:
Post (Atom)