sabato 18 luglio 2015

Guret ne Veshka [Faqja e Pacientit]

Guret ne veshka formohen si pasoje e precipitimit (kristalizimi i grimcave te tretura) te disa substancave qe gjenden ne urine. Keto gure formohen ne veshka dhe me pas udhetojne neper ureter (tubi qe perçon urinen nga veshkat ne fshikez) dhe eliminohen me urinen nese jane te vegjel. Ne disa raste, guret nuk jane ne gjendje te udhetojne neper ureter, dhe shkaktojne dhimbje ose mund te shkaktojne bllokim, duke ndalur fluksin e urines qe del nga veshkat. Guret ne veshka mund te shkaktohen nga shume faktore si infeksione, disa lloj dietash, ilaçe dhe disa raste kur ka nje rritje te perqendrimit te kalciumit ose substancave te tjera si oksalati ose acidi urik ne urine. Perberja e gurit varet nga shkaku, por ato me te zakonshmit permbajne kalcium.



SIMPTOMAT
Simptomat qe kane lidhje me guret ne veshka varen nga dimensionet e gurit, pozicioni i tij ne rruget urinare dhe nese ka infeksion te veshkes.
-          Dhimbje ne kurriz ose ne ije
-          Gjak ne urine
-          Te vjellura
-          Temperature
-          Nevoje e menjehershme per te urinuar
-          Urinim me dhimbje

DIAGNOZA
Perveç marrjes se anamnezes ne menyre te plote dhe ekzaminimit fizik, doktori juaj mund te kerkoje nje seri analizash per te vleresuar funksionin renal dhe perqendrimin e disa elektroliteve dhe minerave te tretura (si kalciumi) ne gjakun tuaj. Mund te kryhet nje analize e urines (qe analizon nje sasi te vogel urine per infeksione ose gjak) dhe nje mbledhje e urines 24 – oreshe (per te pare per substanca qe kane lidhje me guret ne veshka). Doktori juaj mund te kerkoje nje tomografi te kompjuterizuar (CT), nje radiografi abdominale ose nje ekografi per te lokalizuar guret dhe per te perjashtuar shkaqe te tjera te mundshme te simptomave.

TRAJTIMI
-          Trajtimi fillestar ka te beje me ilaçet kundra dhimbjes ose lengje intravenoze per te ndihmuar gurin qe te kaloje ne urine
-          Litotripsia eshte nje procedure qe perdor vale (ultratinguj) per te thyer guret pa nevoje nderhyrje kirurgjikale
-          Kirurgjia mund te jete e nevojshme nese guri eshte shume i madh dhe nese ka bllokim te veshkes se prekur ose infeksion
-          Bazuar ne shkakun e gurit te veshka, doktori juaj mund te pershkruaje ilaçe ose te sugjeroje ndryshime te dietes per te parandaluar nje perseritje

Burimi : JAMA 2005; 293 (9): 1158

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi guret ne veshka]