lunedì 6 luglio 2015

Riakutizimet Pulmonare ne Fibroze Cistike

Karakteristike e zakonshme e fibrozes cistike (FC) eshte ajo e nje disfunksioni te mekanizmave qe largojne bakteriet nga rruget bronkiale. Kjo vjen kryesisht si pasoje e dehidratimit te sekrecioneve qe veshin epitelin bronkial, nga i cili vjen edhe disfunksioni i te ashtequajtures “clearance mukociliar” (mekanizmi me ane te se ciles ciliat e epitelit bronkial trasportojne jashte te gjitha grimcat e thithura qe depozitohen mbi epitel, perfshire edhe bakteriet). 


Kjo lehteson kolonizimin e bakterieve qe thithim te gjithe ne sasi te ndryshme por qe i eliminojne normalisht me mekanizmin e “clearance”. Disa bakterie kane karakteristika te veçante te kolonizojne rruget respiratore ne pacientet FC; nder to, sidomos Pseudomonas aeruginosa. Kolonizimi mund te jete i perkohshem ose mund te zgjase pa pasur pasoja te veçanta.

Me kalimin e kohes, bakteriet kolonizuese mund te rrisin agresivitetin dhe te shkaktojne infeksione bronkopulmonare. Infeksioni çon ne nje pergjigje mbrojtese te organizmit, qe quhet inflamacion, qe ne kete semundje eshte ne pergjithsi i tepruar krahasuar me semundjet e tjera. Infeksioni dhe pergjigja inflamatore mund te shkojne drejt kronicizimit dhe te shkaktojne ate gjendje qe merr emertimin “infeksion dhe inflamacion bronkopulmonar kronik”. Infeksioni kronik mund te vazhdoje ne gjendje te heshtur pa dhene shenja klinike domethenese por me shpesh ka momente “perkeqesimi”, nje gjendje qe ne pergjithesi zgjat,  ku infeksioni bakterial rritet dhe pergjigja inflamatore shperthen.

Hipotizohen disa faktore qe shkaktojne perkeqesimet [1,2]. Nder faktoret bakteriale kemi shfaqjen e formave bakteriale te te njejtes specie por me agresive, zgjerimi i popullates bakteriale qe eshte pothuajse e pranishme, rritje e shprehjes se gjeneve te virulences qe jane pothuajse tek bakteriet, shfaqja e specieve te reja bakteriale. Pastaj jane faktoret qe kane lidhje me infeksionet virale qe jane edhe me te zakonshme: viruset lehtesojne virulencen bakteriale, edhe duke dobesuar mbrojtjet e host-it. Nje fare rendesie mund te kene edhe faktore ambientale (ndotja ambientale, ozoni).

Nga ana klinike, perkeqesimet manifestohen me shenja dhe simptoma si rritja e kolles, rritje e sputumit, qe mund te behet purulent, rritje e veshtiresise ne frymemarrje (dispnea), keputje te pergjithshme dhe ulje e oreksit, humbje peshe dhe perkeqesim i te dhenave spirometrike (sidomos FEV1). Eshte e rendesishme te kapet perkeqesimi qe ne fillimet e tij [2] per te nderhyre menjehere me nje terapi te duhur dhe per te shmangur demtimet shtese te struktures pulmonare; per kete arsye eshte e rendesishme qe te kembengulet me terapine derisa te kthehet situata ne gjendjen para perkeqesimit (kthimi i FEV1 ne nivelet e meparshme eshte nje parameter i mire monitorimi ndaj pergjigjes se terapise).

Perkeqesimet mund te kene gjatesi dhe frekuence te ndryshme nga rasti ne rast. Ne pergjithsi rriten me moshen dhe me perparimin e demtimit pulmonar. Ne vitet e para te jetes perkeqesimet mund te mos ndodhin ose te jene modeste dhe te zhduken shpejt, edhe ne menyre spontane. Ne periudhat dimerore, per shkak te infeksioneve virale, perkeqesimet mund te ndodhin edhe me lehte.

Frekuenca e perkeqesimeve shihet sot per sot si nje tregues i rendesishem i efikasitetit te trajtimeve dhe eshte nje parameter qe eshte vendosur nder ata qe sherbejne per te dokumentuar efikasitetin e terapive te reja ne trial klinik te kontrolluar.

Marre nga faqja italiane per Fibrozen Cistike (www.fibrosicisticaricerca.it)
Janar 2015


Bibliografia
1. Goss CH, Burns JL. Exacerbations in cystic fibrosis – 1: Epidemiology and pathogenesis. Thorax. 2007;62:360-367
2. Rogers GB, et al. Using bacterial biomarkers ti identify early indicators of cystic fibrosis pulmonary exacerbation onset. Expert Rev Mol Diagn. 2011;11:197-206