venerdì 7 agosto 2015

Ekografia Pulmonare vs Radiografia Pulmonare per Diagnozen e Insuficences Kardiake Kongjestive

Prania bilaterale e dy ose me shume zonave pulmonare me te pakten 3 vija B kishte nje vlere parashikuese negative dhe pozitive 92%.


Ekografia pulmonare mund te perdoret per diagnozen e insuficiences kardiake kongjestive (ang. Congestive Heart Failure, CHF) me ane te zbulimit te vijave B, vija vertikale hiperekogjene qe zgjaten nga vija pleurale deri ne fund te ekranit te ultratingujve dhe shkaktohet nga prania e lengut intersticial ne zona qe duhet te ishin te ajrosura. Ne nje studim italian multiqender, kerkuesit kane vleresuar saktesine e ekografise pulmonare per te zbuluar CHF ne pacientet qe paraqiten me dispne akute. Dakortesia nga dy eksperte qe bazoheshin ne te dhenat e paraqitura konsiderohej si gold standart (menyra me e mire).

Ne 1005 paciente, diagnoza perfundimtare ishte insuficience kardiake akute e dekompensuar ne 46% te rasteve. Vlerat parashikuese negative dhe pozitive e  vleresimit klinik plus ekografise pulmonare ishin te dyja 97%. Ekografia pulmonare e vetme kishte vlera parashikuese negative dhe pozitive 92% qe ishin gjithsesi me te larta se vlerat 76% dhe 77%, respektivisht, te radiografise pulmonare vetem. Ne nje grup pacientesh ku u mat BNP (ang. brain-type natriuretic peptide), ekografia pulmonare e vetme kishte vlera parashikuese negative me te larta (86% vs 75%) dhe pozitive me te larta (92% vs 75%). Dakortesia ishte shume e mire ndermjet dy fillestareve dhe nje eksperti ne nje analize qorre te nje grupi prej 200 ekografish te marra ne menyre te rastesishme.

Komente (nga Daniel J. Pallin, MD): Siç eshte treguar me pare, ekografia pulmonare mund te zevendesoje se shpejti radiografine pulmonare si diagnostike e zgjedhur per pneumonine dhe ky studim sugjeron qe e njejta gje mund te ndodhe edhe per insuficiencen kardiake kongjestive. Saktesia varet nga operatori dhe kerkohet nje stervitje e mire, edhe pse ky studim sugjeron qe teknika mund te mesohet me lehtesi.

Publikuar ne NEJM Journal Watch Respiratory Infections, 17 Maj 2015

Citime:
Pivetta E et al. Lung ultrasound-implemented diagnosis of acute decompensated heart failure in the ED: A SIMEU multi center study. Chest 2015 Jul 1; 148: 202
[Link]