domenica 23 agosto 2015

Hiperparatiroidizmi [Faqja e Pacientit]

4 gjendrrat paratiroide gjenden prane gjendrres tiroide ne pjesen e ulet te perparme te fytit. Edhe pse jane prane tiroides, ato funksionojne ne menyre te pavarur nga ajo. Gjendrrat paratiroide prodhojne nje substance te quajtur hormoni i paratiroides (PTH), qe rregullon nivelin e kalciumit ne gjak. Duke ndihmuar trupin per te thithur kalciumin nga ushqimi, PTH mban nivelet e duhura te kalciumit, te rendesishme per nje funksion te mire te kockave. Gjithashtu, PTH ndihmon per te kontrolluar nivelin e kalciumit qe leshohet nga kockat dhe qe pastaj largohet me urinen. Kur gjendrrat paratiroide prodhojne teper PTH, krijohet nje gjendje e quajtur hiperparatiroidizem primar, qe shkakton nivele te larta te kalciumit ne gjak.


Hipertiroidizmi mund te ndodhe edhe si pasoje e problemeve mjekesore si semundjet renale, dhe kjo merr emrin hiperparatiroidizem dytesor.

Gjendrrat e Paratiroides


DIAGNOZA
Duke qene se hiperparatiroidizmi shpeshhere fillon pa simptoma, mund te diagnostikohet nga nivelet e larta te kalciumit te zbuluara ne nje analize gjaku te zakonshme. Konfirmimi i niveleve te larta te PTH ne gjak vendos diagnozen e hiperparatiroidizmit. Ndonjehere radiografia abdominale mund te tregoje gure ne veshka te shkaktuar nga nivele te larta te kalciumit. Mund te kryhen teste te densitetit te kockes qe tregojne nivelin e humbjes se kalciumit ne kocka.

FAKTORET E RREZIKUT PER HIPERPARATIROIDIZMIT
-          Seksi femer
-          Mosha me e madhe se 60 vjeç
-          Neoplazite endokrine multiple (gjendje e trasheguar qe perfshin disa gjendrra endokrine, nder te cilat edhe gjendrrat e paratiroides)
-          Insuficienca renale (faktor rreziku per hiperparatiroidizmin dytesor)

SIMPTOMAT E HIPERTIROIDIZMIT
-          Keputje
-          Depresion
-          Probleme me memorien
-          Dhimbje abdominale
-          Dhimbje ne zona te tjera te trupit
-          Stipsi (veshtiresi me dale jashte)

KOMPLIKACIONE
-          Gure ne veshka
-          Presion i larte i gjakut
-          Osteoporoze (hollim i kockave)
-          Fraktura te kockave te dobta

TRAJTIMI
Kirurgjia eshte ne pergjithsi trajtimi per hiperparatiroidizmin primar. Gjendrrat hiqen ne menyre kirurgjikale (paratiroidektomi) me ane te nje prerje te vogel ne qafe. Komplikacionet me te zakonshme te kesaj nderhyrje jane demtimi i nervit qe inervon kordat e zerit (duke shkaktuar perkeqesim ose humbje te zerit) dhe nivele te ulta ne gjak te kalciumit (hipokalcemi). Hipokalcemia pas nderhyrjes mund te trajtohet me ilaçe dhe shpesh zgjidhet ne pak muaj pas nderhyrjes. Nese nje individ nuk ka simptoma nga hiperparatiroidizmi, mund te zgjidhet monitorimi i vlerave te kalciumit ne gjak si trajtim ne vend te kirurgjise. Ky monitorim perfshin matjen e niveleve te kalciumit dhe ekzaminime nga nje doktor per te kerkuar komplikacione te mundshme te hiperparatiroidizmit. Analiza e densitetit kockor mund te perdoret si follow-up (ndjekje) per perparimin e hiperparatiroidizmit.

JAMA 2005 ; 293 (14): 1818

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi hiperparatiroidizmin]