domenica 20 settembre 2015

Emergjencat gjate Fluturimeve - Shenime Klinike

Cilat jane emergjencat me te zakonshme gjate fluturimeve me avion?
Nder emergjencat ne fluturim, arresti kardiak eshte i rralle, me vetem 0.3% te tyre, edhe pse eshte pergjegjes per 86% te ngjarjeve gjate fluturimit te çojne ne vdekje. Sinkope (humbje e vetedijes) dhe presinkope jane te zakonshme. 


Ne nje studim, keto perfaqesojne 37.4% te te gjitha emergjencave mjekesore gjate fluturimit. Krizat epileptike dhe gjendjet pas krizes epileptike perfaqesojne 5.8% te emergjencave, ndersa komplikacionet nga diabeti 1.6%. Ceshtjet psikiatrike perfaqesojne 3.5% te emergjencave. Suspekt iktusi (AVC cerebral) perfaqeson rreth 2% te emergjencave ne fluturim.

Cilat opsione mund te konsiderohen, perveç oksigjenit shtese, per te permiresuar oksigjenimin ne pacientet qe zhvillojne probleme respiratore gjate fluturimeve?
Oksigjeni shtese duhet te jepet kur mjeku dyshon per nje problem respirator, si dhe mund te kerkoje te zbritet ne kuota me te ulta per te permiresuar oksigjenimin. Si pasoje e ligjit te Dalton-it si faktit qe fluturimet jane ne pergjithsi te presurizuara per lartesite rreth 1800 deri ne 2400 metra, pasagjeret kane nje presion parcial te oksigjenit rreth 60 mmHg (ne nivelin e detit, eshte zakonisht nga 75 deri ne 100 mmHg). Nje zbritje ne lartesi mund te lejoje presione me te larta oksigjeni, edhe pse kjo kerkon nje perdorim me te larte te karburantit, duke qene se eshte me i larte ne lartesi me te ulta.

NEJM Shtator 2015

Per me teper mbi kete tematike mund te lexoni
Jose V. Nable, et al. In – Flight Medical Emergencies during Commercial Travel. N Engl J Med 2015; 373:939-945