venerdì 30 ottobre 2015

Miastenia Gravis - Faqja e Pacientit

Miastenia gravis eshte nje semundje autoimune qe gradualisht shkakton humbjen e fuqise dhe funksionit muskular. Semundjet autoimune jane te shkaktuara nga vete trupi qe prodhon disa substanca te ashtuquajtura antitrupa qe sulmojne indin e vete trupit. Ne miastenia gravis, keto antitrupa prodhohen kunder receptoreve te lidhjeve neuromuskulare (zona ku perçimi nervor ben qe muskuli te kryeje funksionin e tij). Miastenia gravis prek individet ne menyra te ndryshme, dhe secili individ mund te paraqitet me dobesi ne nje grup te ndryshem muskujsh.