venerdì 30 ottobre 2015

Miastenia Gravis - Faqja e Pacientit

Miastenia gravis eshte nje semundje autoimune qe gradualisht shkakton humbjen e fuqise dhe funksionit muskular. Semundjet autoimune jane te shkaktuara nga vete trupi qe prodhon disa substanca te ashtuquajtura antitrupa qe sulmojne indin e vete trupit. Ne miastenia gravis, keto antitrupa prodhohen kunder receptoreve te lidhjeve neuromuskulare (zona ku perçimi nervor ben qe muskuli te kryeje funksionin e tij). Miastenia gravis prek individet ne menyra te ndryshme, dhe secili individ mund te paraqitet me dobesi ne nje grup te ndryshem muskujsh.



SIMPTOMAT E MIASTENIA GRAVIS
-          Dobesi muskulare
-          Shikim i dyfishte
-          Qepalla te dobta
-          Veshtiresi ne te folur dhe ne te buzeqeshur
-          Veshtiresi ne pertypje dhe gelltitje

Dobesia muskulare qe ka lidhje me miastenia gravis zakonisht ndodh pasi qe nje grup muskujsh perdoret, dhe lehtesohet kur ky grup muskujsh pushon. Kjo merr emrin dobesi nga lodhja dhe eshte eshte nje karakteristike e rendesishme per diagnozen e miastenia gravis.

DIAGNOZA
Doktori juaj do te mbledhje informacione mbi te kaluaren tuaj shendetsore, duke pyetur ne veçanti mbi llojin e dobesise muskulare, se çfare e ben me mire dhe çfare e perkeqeson. Nje ekzaminim fizik mund te tregoje dobesi te ekstremiteteve, te muskujve te syrit dhe veshtiresi ne shprehjet faciale.
Disa teste mund te perdoren per te ndihmuar ne diagnozen e miastenia gravis:
-          Testi i qetesimit ose vendosje e qeseve me akull (procedura te thjeshta qe perkohesisht permiresojne renien e qepalles)
-          Testi me edrofonium (nje ilaç qe jepet ne rruge intravenoze, qe permireson perkohesisht forcen ne pacientet me miastenia gravis)
-          Analiza te gjakut qe tregojne antitrupat ndaj receptorit ne lidhjet neuromuskulare
-          Studime te perçimit te nervave qe tregojne dobesi nga lodhja ne grupe individuale muskujsh

TRAJTIMI
Simptomat e miastenia gravis zakonisht mund te permiresohen me ilaçe qe rrisin sasine e acetilkolines (neurotrasmetues) ne lidhjet neuromuskulare. Trajtimi qe perfshin sistemin imunitar perfshin injeksionin e imunoglobulinave intravenoze, ilaçeve imunosopresore dhe plazmaferezes (heqja e antitrupave nga gjaku). Nese zbulohet se miastenia ka lidhje me anomali ne gjendrren e timusit qe lokalizohet ne bazen e qafes, nen sternum, timektomia (heqje kirurgjikale e gjendjes se timusit) mund te permiresoje simptomat. Kur interesohen muskujt e frymemarjes, flasim per krize miastenike. Kjo lloj insuficience respiratore eshte nje urgjence. Mund te kerkoje nderhyrje intensive dhe perdorimin e ventilatoreve mekanike per te ndihmuar ne frymemarrje. Disa faktore qe çojne ne nje krize miastenike jane infeksionet, temperatura, efektet e ilaçeve, ose edhe stresi.

JAMA 2005; 293 (15): 1940

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi miastenia gravis]