domenica 11 ottobre 2015

Pacientet me Alergji ndaj nje Cefalosporine Shpeshhere Mund te Tolerojne te Tjerat

Hipersensibiliteti i cefalosporinave nuk duket se prek te gjithe klasen e tyre.


Cefalosporinat mund te shkaktojne reaksione alergjike te ndermjetesuara nga IgE, qe karakterizohen nga urtikaria, angioedema, bronkospazma dhe shoku anafilaktik, qe ndodhin brenda 1 ore. Studimet sugjerojne se alergjia nga cefalosporinat ndermjesohet ne nivel molekular nga zinxhiret anesore, por nuk dihet shume per sa i perket cross-reaktivitetit ndermjet cefalosporinave te ndryshme.

Kerkues nga 2 klinika italiane per alergjine vleresuan 102 paciente me histori per alergji ndaj cefalosporinave. Te gjithe pacientet ju nenshtruan provave orale dhe testeve kutane ndaj penicilines, ampicilines, amoksicilines dhe 11 cefalosporinave. Cross-reaktiviteti ndodhi brenda nje grupi cefalosporinash qe kane nje zinxhir anesor te perbashket (cefuroxima, ceftriaksoni, cefotaxima, cefepima dhe ceftazidima) dhe brenda nje grupi te perbere nga ampicilina dhe 2 aminocefalosporina (cefaklor dhe cefaleksina). Pacientet te cilet ishin alergjik ndaj cefalosporinave ne njerin grup ne pergjithsi toleronin ilaçet nga grupi tjeter. Cefazolina tolerohej nga pacientet me alergji nga cefalosporinat e secilit grup.

Komente (nga David J. Amrol, MD)
Alergjia nga penicilinat e ndermjetesuar nga IgE shkaktohet nga metabolitet e penicilines qe permbajne unazen beta-laktame, ndersa alergjia nga cefalosporinat shkaktohet kryesisht nga zinxhiret anesore. Prandaj, pacientet me alergji nga penicilinat zakonisht tolerojne te gjitha cefalosporinat, dhe pacientet me alergji nga cefalosporinat ne pergjithsi mund te tolerojne nje cefalosporine me zinxhir anesor te ndryshem. Rrallehere, nje pacient me histori per alergji ndaj penicilinave ose cefalosporinave mund te kete reaksion ndaj nje cefalosporine tjeter per shkak te unazes se saj beta-laktame ose metaboliteve te tjere te panjohur, prandaj kryerja e testeve kutane ose nje prove me rritje doze graduale rekomandohet perpara se te jepet nje cefalosporine ne te tille pacient.

Citime:
Romano A et al. IgE-mediated hypersensitivity to cephalosporins: Cross-reactivity and tolerability of alternative cephalosporins. J Allergy Clin Immunol 2015 Sep; 136:685

[Link]

Publikuar ne NEJM Journal Watch General Medicine, 29 Shtator 2015