giovedì 19 novembre 2015

A Duhet te Perdoren Glukokortikoidet ne Pneumonite e Fituara ne Komunitet?

Nje meta-analize sugjeron qe glukokortikoidet ulin rrezikun e sindromes se distresit respirator akut (ARDS).


Glukokortikoidet jane terapi standart per riakutizimet e bronkopneumopatise obstruktive kronike (BPKO), por a mund te kene dobi ne trajtimin e pneumonive te fituara ne komunitet (Community – Acquired Pneumonia , CAP)? Ne nje meta-analize, per ti dhene pergjigje kesaj pyetje, kerkuesit mblodhem rezultatet nga 9 trial klinik te randomizuar, te kontrolluar (1667 paciente) dhe 6 studime cohort (4095 paciente) me  trajtim me glukokortikoide, ne te rritur me CAP.

Pacientet moren nje doze glukokortikoidesh mesatare ekuivalente me 30 mg/dite metilprednizolon per 7 dite. Rreziku relative per ARDS ishte 0.21 me trajtimin me glukokortikoide. Nuk kishte dobi nga glukokortikoidet ne mortalitet. Nuk u verejten efekte anesore te trajtimit.

Komente (nga Daniel J. Pallin, MD , MPH)
Glukokortikoidet mund te ulin incidencen e ARDS duke ulur inflamacionin pulmonar. Keto rezultate sugjerojne qe trajtimi me glukokortikoide eshte nje opsion i pershtatshem ne trajtimin e CAP. Duket logjike qe glukokortikoidet mund te kene te njejtin efekt ne pacientet me pneumoni te fituar ne spital (Hospital – Acquired Pneumonia, HAP), edhe pse kjo nuk trajtohet ne studimin aktual. Glukokortikoidet duhet te shtohen ne trajtimin standart per pacientet e shtruar me CAP te rende, nese keto rezultate nuk kundershtohen nga kerkimet e ardhshme.

Publikuar ne NEJM Journal Watch Emergency Medicine 30 Tetor 2015

Citime:
1. Wan YD et al. Efficacy and safety of corticosteroids for community-acquired pneumonia: A systematic review and meta-analysis. Chest 2015 Oct 22 [Link]