martedì 17 novembre 2015

Kanceri i Gjoksit

(Pergatitur nga Dr. Manjola Luzi, Onkologe ne Spitalin Rajonal Durres)

HISTORIA E FJONGOS ROZE
Fjongo roze eshte nje simbol nderkombetar i ndergjegjesimit ndaj kancerit te gjirit.

Perdorimi per here te pare i nje fjongoje roze ne lidhje me ndergjegjesimin ndaj kancerit te gjirit ishte ne vjeshten e vitit 1991. Fondacioni Komen Susan G. i dorezoi shirita roze pjesemarresve ne garen e organizuar prej tij ne  New York per te mbijetuarit ndaj kancerit te gjirit.

Fjongo Roze - Simbol per Kancerin e Gjoksit
(Imazhi: petesbasement.com, me miratim te autorit)

Ne 1992, shiriti roze u miratua si simbol zyrtar i muajit Tetor, si muaj i ndergjegjesimit ndaj kancerit te gjirit. Modeli i  fjongos roze ishte marre nga modeli i  fjongos se kuqe, e perdorur per ndergjegjesimin ndaj AIDS.

Nje fjongo roze dhe blu eshte perdorur per te simbolizuar kancerin e gjirit ne meshkuj, e cila eshte relativisht e rralle. Fjongo roze dhe blu eshte projektuar ne vitin 1996 nga Nancy Nick, president dhe themelues i Fondacionit John W. Nick per te sjelle ndergjegjesimin : "Burra mund te semureni edhe ju nga kanceri i gjirit!”

INFORMACION MBI KANCERIN E GJIRIT
Kanceri i gjirit vazhdon te jete  vrasesi numer 1 tek femrat.Megjithe rritjen konstante te incidences se kesaj patologjie, vihet re nje reduktim i lehte, por i vazhdueshem i vdekshmerise nga kjo semundje.

1 ne 8 gra mund te zhvilloje kancer gjiri gjate jetes se saj ne SHBA. Rritja e incidences nga tumoret e gjirit eshte gati 15% ne 10 vitet e fundit. Per tu theksuar eshte rritja e incidences ne moshat nga 25 - 50 vjec. Kjo na terheq vemendjen per te inkurajuar keto mosha per te kryer kontrolle periodike klinike-instrumentale per nje parandalim efikas, per te siguruar  jetegjatesi me kualitet.

Sot sherimi i kancerit te gjirit shenon vlera nga 80-85%. Por 15-20% e pacienteve qe perballen me kete semundje nuk arrijne dot ta mundin. Kanceri i gjirit nuk mund te konsiderohet si semundje e vetme, por me sjellje biologjike e prognoze te ndryshme.

Identifikimi i sakte i karakteristikave biomolekulare te tumorit hap porta dhe mundesi te reja terapeutike, gjithmone per nje trajtim te drejtuar dhe individualizuar.

Studimet kane treguar ndikimin e rendesishem te faktoreve ambientale, keshtu qe mund ta cilesojme tumorin si nje semundje ambientale mbi baza gjenetike.

Ajo çka eshte sfiduese te thuhet eshte se sot ne bote ka miliona njerez qe kane pasur nje eksperience me semundje tumorale dhe me pergjegjshmeri mund te bashkejetojne qetesisht me kete semundje, sikur te behej fjale per nje patologji kronike (diabet, artrit, hipertension)


                       
 TE NJOHESH KANCERIN E GJIRIT
Qelizat qe formojne gjendren e gjirit kane aftesine te ndahen vazhdimisht si per rigjenerim edhe per riparim te qelizave te demtuara.

Procesi i ndarjes qelizore eshte mjaft i sofistikuar dhe i rregulluar nga disa gene. Normalisht ky proces eshte fiziologjik e zhvillohet ne menyre precize dhe te rregullt.

Nderkohe plakja dhe faktoret e mundshem ambientale mund te demtojne keto gjene, duke shkaktuar nje ndarje te pakontrolluar te qelizave qe perbejne veshjen e brendshme te duktuseve galaktofore e lobulare dhe si rrjedhoje te zhvillohet nje tumor (kancerogjeneza).

Procesi i kancerogjenezes zhvillohet ngadale ne harkun e shume viteve. Ekzaminimet instrumentale sot jane te gatshme per te na siguruar  nje diagnoze efikase te hershme edhe kur tumori nuk eshte i dukshem klinikisht (nuk palpohet).



 MUNDESIA E PARANDALIMI TE KANCERIT TE GJIRIT
Kanceri i gjirit mund te parandalohet .Strategjite parandaluese konsistojne ne parandalimin primar e ate sekondar.

Parandalimi primar ka si qellim per te identifikuar dhe eleminuar shkaqet qe kontribuojne ne zhvillimin e nje tumori, pra faktoret e rrezikut. Perdorimi i medikamenteve parandaluese eshte nje modalitet premtues edhe ne tumorin e gjirit (Per shembull derivatet e vitamines A si dhe terapi te ndryshme hormonale). Megjithese pritshmerite nga farmakoterapia jane inkurajuese, kjo praktike ende nuk eshte bere standart ne parandalim.

Parandalimi sekondar ka si objektiv arritjen e nje diagnoze sa me te hershme te mundur. Instrumentet qe ndihmojne jane mamografia e ekografia. Zbulimi ne faza fillestare, lejon trajtim me pak agresiv dhe me pritshmeri me te medha kuruese. Kjo eshte sot edhe arma fituese ne luften kunder kancerit te gjirit.
                                  
PARANDALIMI I KANCERIT TE GJIRIT: REDUKTIMI I FAKTOREVE TE RRISKUT
Faktoret e rriskut mund te jene te modifikueshem ose jo.

Faktoret e rriskut jo te modifikueshem :
-          Mosha: mundesia per tu prekur nga kanceri i gjirit rritet me rritjen e moshes se femres. Gati 60% e tumoreve diagnostikohen ne mosha nen 55 vjec.
-          Historia riprodhuese e gruas: ekspozimi i zgjatur ndaj estrogjeneve dhe progesteronit, pra nje menarke e hershme (para 11 vjec) dhe nje menopauze e vonshme (mbi 55 vjec), nullipariteti, ose gravidanza e pare mbi 35 vjec, mos ushqyerja me gji e femijeve.
-          Familjariteti: prania ne familje e te afermeve me kancer gjiri ose ne vezore (nene,moter,halle,teze,gjyshe etj)
-          Neoplazi dhe trajtime te meparshme: tumore te gjirit tjeter, te uterusit, lezione paraneoplazike te gjirit, radioterapi e meparshme e paretit torakal.
-          Mutacione e gjeneve specifike: prezenca e gjeneve te trasheguar BRCA1 e BRCA2 rrisin rriskun per te zhvilluar tumor te gjirit e ovarit.

Faktoret e rriskut te modifikueshem :
-          Terapia hormonale zevendesuese
-          Obeziteti
-          Jeta sedentare
-          Konsumi i paket i frutave dhe zarzavateve
-          Alkoli
-          Duhani

Shenjat qe duhet t`iu terheqin vemendjen e ti drejtoheni mjekut:
-          Prania e nodujve ne gji
-          Retraksioni i lekures se gjirit
-          Skuqje lokale ose difuze
-          Terheqje ose ndryshime te lekures se thithit
-          Sekrecione nga thithi
-          Prania e nodujve ne aksile.

CILAT JANE EKZAMINIMET PER TE ZBULUAR HERET KANCERIN E GJIRIT?
Eshte mjaft i rendesishem zbulimi i hershem i ketij tumori . Nese diagnostikohet nen 1 cm mundesia e sherimit eshte 90%.

Ekzaminimet me te rendesishme per diagnozen jane:
-          Vizita klinike tek mjeku specialist
-          Vetekzaminimi i gjirit
-          Mamografia
-          Ekografia e gjirit

                                                                  
Mjaft i rendesishem eshte screening-u. Nje model screening-u mund te jete si vijon:
Femra asimptomatike
-          Mosha nen 40 vjeç – Informacion dhe kryerje korrekte e vetekzaminimit çdo muaj ne te njejten periudhe, duke filluar nga mosha 25 vjec. Perjashtohen ketu persona qe klasifikohen me rrisk te larte, te cilat duhet ti nenshtrohen kontrolleve te programuara nga specialisti.

-          Mosha mbi 40 vjeç – Ekografi çdo vit dhe 3 mamografi deri ne 50 vjec.

-          Mosha mbi 50 vjeç – Mamografi çdo 2-3 vjet deri ne 70 vjec.

Femra simptomatike
-          Mosha nen 35 vjeç – Nese kemi prezencen e nje noduli ne gji rekomandohet vizite klinike tek specialisti, ekografi gjiri dhe nese eshte e nevojshme edhe citologji. Nese eshte e nevojshme per diagnozen mund te realizohet edhe rezonance gjiri ose mamografi.
-          Mosha mbi 35 vjeç – Rekomandohet mamografi, vizite klinike tek specialisti dhe ekografi gjiri.