venerdì 25 dicembre 2015

Ekzoftalmia ne Semundjet e Gjendrres se Tiroides

Pacient mashkull, 61 vjeç shtrohet ne repart per vlera anormale te glicemise. Ne hyrje ankohej per keputje te pergjithshme, dispne dhe diplopi te syrit te djathte. Ne anamneze paraqiste nderhyrje kirurgjikale te tiroides per strume nodulare (Nuk paraqiste dokumentacion te plote mbi nderhyrjen). Gjithashtu paraqet fibrilacion atrial ne terapi me bisoprolol dhe acenokumarol, hipertension arterial ne terapi me olmesartan dhe furosemid dhe obezitet grave.
Ne ekzaminimin objektiv vihej re ekzoftalmi bilaterale.

giovedì 17 dicembre 2015

Andexanet si Neutralizues i Efektit te Bllokuesve te Faktorit Xa

Bllokuesit e drejteperdrejte te faktorit Xa apixaban, rivaroxaban dhe edoxaban, perdoren per parandalimin dhe trajtimin e tromboembolise. Edhe pse jane demostruar te jene te sigurte dhe efikas, si dhe qe paraqesin avantazhe praktike krahasuar me antagonistet e vitamines K si warfarin, mungesa e nje antidoti specifik per te ndaluar efektet antikoagulante paraqet nje limitim te rendesishem. Andexanet alfa (andexanet) eshte nje agjent specifik i ndertuar per te neutralizuar efektet antikoagulante si te bllokuesve te drejteperdrejte ashtu edhe te atyre indirekt te faktorit Xa. 

lunedì 7 dicembre 2015

Sindroma e Guillain-Barré - Shenime Klinike

Cilet jane agjentet infektiv qe me shpesh lidhen me zhvillimin e sindromes se Guillain-Barré?
Dy te tretat e rasteve paraprihen nga simptoma te nje infeksioni te rrugeve te larta respiratore ose diarre. Agjenti infektiv qe identifikohet me shpesh, qe ka lidhje me zhvillim te mepasshem te sindromes se Guillain-Barré, eshte Campylobacter jejuni, ndersa citomegalovirusi eshte identifikuar deri ne 10% te rasteve.