giovedì 17 dicembre 2015

Andexanet si Neutralizues i Efektit te Bllokuesve te Faktorit Xa

Bllokuesit e drejteperdrejte te faktorit Xa apixaban, rivaroxaban dhe edoxaban, perdoren per parandalimin dhe trajtimin e tromboembolise. Edhe pse jane demostruar te jene te sigurte dhe efikas, si dhe qe paraqesin avantazhe praktike krahasuar me antagonistet e vitamines K si warfarin, mungesa e nje antidoti specifik per te ndaluar efektet antikoagulante paraqet nje limitim te rendesishem. Andexanet alfa (andexanet) eshte nje agjent specifik i ndertuar per te neutralizuar efektet antikoagulante si te bllokuesve te drejteperdrejte ashtu edhe te atyre indirekt te faktorit Xa. 


Jane kryer 2 studime paralele, ANNEXA-A (Andexanet Alfa, a Novel Antidote to the Anticoagulation Effects of FXA Inhibitors Apixaban) dhe ANNEXA-R (Andexanet Alfa, a Novel Antidote to the Anticoagulation Effects of FXA Inhibitors Rivaroxaban), per te vleresuar efikasitetin dhe sigurine e andexanet per te neutralizuar efektet antikoagulante te apixaban dhe rivaroxaban ne vullnetare te shendetshem.

Andexanet eshte nje proteine “karrem” rikombinante e modifikuar e faktorit Xa qe eshte inaktive nga ana katalitike por qe ruan aftesine per te lidhur bllokuesit e faktorit Xa ne nje zone aktive me afinitet te larte me nje proporcion stoikiometrik 1:1. Andexanet lidh dhe sekuestron bllokuesit e faktorit Xa ne shtratin vaskular, si pasoje rikthen aktivitetin e faktorit Xa endogjen dhe ul nivelet e aktivitetit antikoagulant, qe mund te vleresohet me ane te matjes se formimit te trombines dhe aktivitetit te anti-faktorit Xa, ky i fundit nje parameter i drejteperdrejte i aktivitetit antikoagulant.

Ne studimet ANNEXA-A dhe ANNEXA-R, te kryer ne vullnetare te shendetshem, aktiviteti anti-faktor Xa ulej shpejt (brenda 2 deri ne 5 minuta) dhe ne nivel me te gjere pas dhenies se nje bolusi andexanet se sa me dhenien e placebos, si ne studimin me apixaban ashtu edhe ne ate me rivaroxaban. Kur andexanet jepej ne bolus ndjekur nga nje infuzion 2 oresh, ai gjithashtu ulte aktivitetin anti-faktor Xa ne nje nivel me te gjere se sa placebo, si ne studimin me apixaban ashtu edhe ne ate me rivaroxaban.

Ne te dy studimet, nuk ka pasur efekte anesore serioze ose te renda, dhe nuk jane raportuar ngjarje tromboze. Antitrupat ndaj faktorit X ose faktorit Xa nuk u zhvilluan ne asnje prej pjesemarresve.

Studimet ANNEXA-A dhe ANNEXA-R nuk paraqesin te dhena mbi efikasitetin dhe sigurine e andexanet ne pacientet qe kerkojne nje neutralizim urgjent te aktivitetit te bllokuesive te faktorit Xa per shkak te nje gjakderdhje ose kirurgjie urgjence. Edhe pse nuk dihet sasia dhe gjatesia e neutralizimit te bllokuesve te faktorit Xa qe kerkohet per te arritur homeostazen, studimet me perdorimin e andexanet tek kafshet per te kontrolluar gjakderdhjen kane treguar qe nje ulje e markerave te antikoagulimit, perfshire aktivitetin e anti-faktorit Xa dhe perqendrimit plasmatik te bllokuesit te palidhur, kishte lidhje me nje ulje domethenese te humbjes se gjakut, qe ishte i dukshem brenda 10 deri ne 15 min nga dhenia e ilaçit te studimit tek kafshet. Studimi ANNEXA-4 faza 3b-4 (ClinicalTrials.gov, numri NCT02329327) po vlereson efikasitetin e andexanet ne pacientet me gjakderdhje madhore akute te lidhura me bllokuesit e faktorit Xa.

NEJM Dhjetor 2015

Per me teper informacion:
Deborah M. Siegal, M.D. et al. Andexanet Alfa for the Reversal of Factor Xa Inhibitor Activity. N Engl J Med 2015; 373:2413-2424

[Link]