venerdì 25 dicembre 2015

Ekzoftalmia ne Semundjet e Gjendrres se Tiroides

Pacient mashkull, 61 vjeç shtrohet ne repart per vlera anormale te glicemise. Ne hyrje ankohej per keputje te pergjithshme, dispne dhe diplopi te syrit te djathte. Ne anamneze paraqiste nderhyrje kirurgjikale te tiroides per strume nodulare (Nuk paraqiste dokumentacion te plote mbi nderhyrjen). Gjithashtu paraqet fibrilacion atrial ne terapi me bisoprolol dhe acenokumarol, hipertension arterial ne terapi me olmesartan dhe furosemid dhe obezitet grave.
Ne ekzaminimin objektiv vihej re ekzoftalmi bilaterale.



Ekzoftalmia 
Ekzoftalmia perkufizohet si nje dalje anormale e bulbeve okular nga orbita okulare. Shkaqet mund te jene te natyres inflamatore, vaskulare, infektive, cistike, nga neoplazi (si beninje ashtu edhe malinje ose nga metastaza) dhe faktore traumatike. Cilido qofte shkaku, dalja e bulbeve okulare eshte pasoje e rritjes se volumit brenda struktures kockore te orbitave okulare. Duke qene se orbita eshte me e gjere ne zonen anteriore, perberja e orbites shtyhet perpara, duke shkaktuar keshtu ekzoftalmen.

Ekzoftalmia nga tiroidja kategorizohet si proces inflamator. Zakonisht shihet ne semundjen e Graves. Paraqet shkakun me te zakonshem te eksoftalmise unilaterale dhe bilaterale.

Shkaku i ekzoftalmise nga tiroidja eshte nje proces inflamator autoimun i indeve te orbites okulare, qe prek kryesisht dhjamin dhe muskujt ekstraokular. Linfocitet, plazma dhe mastocitet jane perberesit qelizor te ketij procesi. Depozitimi i glikozaminoglikaneve dhe shtimi  i sasise se ujit rrit perberjen e orbites okulare. Me kalimin e kohes mund te ndodhe fibroza.